E hënë, 14 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

U zgjodh kryetare e Kuvendit, Albulena Haxhiu shtyn seancën konstituive për të premten

Ilustrim · Vizion Plus

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, e ka shtyrë për të premten vazhdimin e seancës për konstituimin e Kuvendit, duke thënë se “nuk ka vota për nënkryetarët pa një marrëveshje paraprake” për mënyrën e votimit.

Haxhiu tha se po e shtyn seancën për të premten në orën 11:00, gjithashtu pasi deputeti i Listës Serbe, Igor Simiq, nuk e tërhoqi fjalinë “në emër të popullit serb” kur e propozoi kandidatin e partisë për nënkryetar nga komuniteti serb.

“Rregullorja e Kuvendit parashikon saktë se cilat janë masat që duhet të ndërmerren ndaj deputetëve që përdorin gjuhë të tillë në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, tha Haxhiu pasi Simiq refuzoi ta tërheqë fjalinë.

Haxhiu u takua me përfaqësuesit e partive parlamentare për të arritur një marrëveshje për mënyrën e votimit.

Ajo tha se takimi mbaroi pa marrëveshje.

“Pra, në atë takim, siç unë e kuptova, ishte e qartë që as propozimi i grupit parlamentar, përkatësisht subjektit politik PDK, që ishte zonja Vlora Çitaku dhe në anën tjetër as propozimi i LDK-së që ishte Kujtim Shala, nuk i kanë votat”, tha Haxhiu.

“Edhe Arbërie Nagavci ngriti shqetësimet e njëjta me deklarimet e deputetit Simiq që janë jokushtetuese, pra është e qartë se nuk ka vota për propozimet e tyre për t`u zgjedhur nënkryetarë të Kuvendit”.

Xhuljana Zhuleku
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh