Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Plagosja e dyfishtë me armë zjarri në Laprakë, policia zbardh ngjarjen dhe shpall në kërkim autorin

Shkruar nga Newsbomb
Plagosja e dyfishtë me armë zjarri në Laprakë, policia
Foto ilustruese

Policia ka reaguar zyrtarisht në lidhje me plagosjen që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Laprakë, ku dy persona u qëlluan me armë zjarri dhe mbeten të lënduar.

Policia bën me dije se ka shpallur në kërkim autorin e kësaj ngjarje të rëndë. Bëhet fjalë për 35-vjeçarin me iniciale A.K., i cili pas një konflikti për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri ndaj dy personave dhe është larguar me automjetin e tij nga vendngjarja.

Ndërsa në njoftim theksohet se vijon puna për lokalizimin dhe arrestimin e 35-vjeçarit. Sa i përket dy të plagosurve, ata ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Zbardhen brenda 24 orëve, autorësia dhe rrethanat e plagosjes së dyfishtë me armë zjarri, kryer mbrëmë, në Laprakë.

Identifikohet autori i dyshuar dhe punohet intensivisht për kapjen e tij.

Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale hetimore kryer nga specialistët e sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, me qëllim zbardhjen e autorësisë dhe rrethanave të plagosjes me armë zjarri, të shtetasve D. T. dhe B. D. (miq me njëri-tjetrin), rreth orës 21:20 të datës 08.09.2026, në Laprakë, u mundësua identifikimi i autorit të dyshuar të rastit, shtetasit A. K., 36 vjeç, banues në Tiranë.

36-vjeçari dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të 2 shtetasve, për motive të dobëta, dhe është larguar me automjet.

Të dëmtuarit janë jashtë rrezikut për jetën.

Punohet intensivisht për lokalizimin dhe kapjen e shtetasit A. K.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të metejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese