
Shpërthimi i gazit pranë pikës së karburantit në zonën e “Brrylit” ishte i fuqishëm. Forca e tij rrëzoi strukturën e karburantit dhe objektin njëkatësh ku ndodheshin tre punonjës, të cilët morën plagë të lehta në trup. Ngjarja ka ngritur pikëpyetje edhe mbi respektimin e kushteve të sigurisë, sipas kryetares së Unionit të Inxhinierëve, Dëshira Mëna. Certifikatat e dhëna nga ISHTI dhe Drejtoria e Zjarrfikësve jo gjithmonë janë të merituara.
“Kemi dy institucione që kanë përgjegjësi në këtë drejtim. MZSH-ja certifikon masat e mbrojtjes nga zjarri, ndërsa ISHTI është institucioni që kontrollon dhe certifikon pajisjet nën presion. Mesazhi është shumë i qartë: ajo certifikatë nuk është thjesht një copë letër që i jep të drejtën biznesit të vazhdojë aktivitetin. Ajo certifikatë duhet të jetë një garanci për jetën dhe sigurinë e qytetarëve”, tha Mëna.
Inxhinierja thotë se shpërthimi i gazit mund të ketë ndodhur edhe nga mungesa e tokëzimit në depozitën dhe pompën e gazit.
“Nga pamjet e publikuara duket se automjeti është dëmtuar në pjesën ku kryhet furnizimi. Në raste të tilla mund të krijohen edhe ngarkesa të mëdha elektrostatike në depozitat e karburantit, të cilat mund të shkaktojnë një shkëndijë. Për këtë arsye, depozitat duhet të jenë të tokëzuara në mënyrën e duhur dhe ky është një element që duhet të kontrollohet nga ISHTI”, u shpreh Mëna.
Në njoftimin zyrtar, ISHTI deklaron se shpërthimi ka ardhur nga automjeti që po furnizohej me karburant. Ndërkohë, Drejtoria e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit ka ngritur një tjetër pistë, atë të një shpërthimi gazi në ambientet e zyrave të kompanisë. Ndërsa institucionet japin versione të ndryshme për origjinën e shpërthimit, ekspertët kërkojnë që ngjarja të shërbejë si kambanë alarmi jo vetëm për institucionet, por edhe qytetarët.
“Shpërthimi mund të ketë ardhur për shkak të rrjedhjes së gazit. Duhet verifikuar edhe nëse automjeti ka pasur ndonjë defekt në bombolën e tij. Por dua t’u bëj një thirrje qytetarëve: kur furnizoni automjetin me karburant, mbajeni motorin të fikur dhe mos ndizni në asnjë rast cigare pranë pikës së furnizimit. Janë veprime të vogla, por që mund të shpëtojnë jetë”, tha kryetarja./Top Channel
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
9 Shtator15:21
Drogë me vlerë 1,2 milionë euro nga Kanadaja drejt Shqipërisë, shpallen në kërkim 2 persona
Mbi 100 kg drogë, me vlerë 1,2 milionë euro, u sekuestrua nga policia në Portin e Durrësit këtë të mërkurë.
&...
AKTUALITET
9 Shtator15:17
EMRI/ Plagosja me armë zjarri në Laprakë, arrestohet autori i dyshuar
Policia ka arrestuar autorin e plagosjes me armë zjarri, ngjarje e cila ndodhi ditën e djeshme në zonën e Laprakës. Si pasojë e k&...
Nga Elton Qyno
AKTUALITET
9 Shtator14:43
Futën Ziza Pajazitin në burg/ Polici merret i pandehur, punonjësi: Më urdhëroi shefi i policisë
Perent Lëngu, një punonjës me karrierë 18 vjeçare në burgun e Drenovës të Korçës, është marr&e...
AKTUALITET
9 Shtator14:30
I riu tenton të arratiset në komisariatin e Sarandës, godet efektivët
Një incident ka ndodhur ambientet e Komisariatit të Policisë së Sarandës rreth orës 01:30 të së martë...
AKTUALITET
9 Shtator14:26
“Qeveria shqiptare jeni ju”/ Ahmetaj nxjerr të tjera biseda të Ron Yeffetit: Procesi duhet bërë në mënyrë të heshtur
Ish numri dy i qeverisë, Arben Ahmetaj, në një intervistë për News 24, ka zbardhur biseda të tjera mes biznesmenit Ron Yefet dhe...
AKTUALITET
9 Shtator14:15
Vritet 35-vjeçari shqiptar në Itali, gjendet i lidhur në një makinë të fundosur në ujë. Dyshimet e policisë
Një 35-vjeçar shqiptar është vrarë në Itali dhe trupi i tij është gjetur brenda një automjeti të fundosur n&...
AKTUALITET
9 Shtator14:02
Skenë krimi/ Sako përlan 15 milionë euro pa garë për mirëmbajtjen e rrugëve të lindjes me 99.99% të fondit limit
Tenderi 50 milionë euro për mirëmbajtjen e rrugëve të vendit në katër vitet e ardhshme po shndërrohet mirëfilltaz...
AKTUALITET
9 Shtator13:57
Euro në rënie edhe për shtatorin, pranë thyerjes së kufirit të 92 lekëve
Kursi i këmbimit të Euros po vijon rënien edhe në dhjetëditëshin e parë të muajit shtator. Sipas kursit zyrtar të...
AKTUALITET
9 Shtator13:47
Shpërthim pranë hidrocentralit Ritom në Zvicër/ Raportohet për disa të lënduar
Një shpërthim është regjistruar paraditen e kësaj të mërkure pranë hidrocentralit Ritom, në zonën e Piotta-s...
AKTUALITET
9 Shtator13:34
Pjesë e grupit të Visit të Pojës, ekstradohet drejt Italisë Ervis Deti
Ervis Deti, i akuzuar si pjesë e grupit të drejtuar nga Ervis Doçi, i njohur si “Visi i Pojës”...