Ministri i Jashtëm grek: Nuk i frikësohemi një incidenti ushtarak me Turqinë
9 Shtator 2026 |
15:53
Ministri i Jashtëm i Greqisë, George Gerapetritis ka reaguar këtë të mërkurë lidhur me marrëdhëniet me Turqinë. Në reagimin e tij, ministri grek u shpreh se nuk ka frikë nga një përplasje e mundshme ushtarake me Turqinë teksa theksoi se është e panevojshme për sa kohë që dialogu dypalësh vazhdon. Por nga ana tjetër, ai shtoi se Greqia ka forcë për t’u përgjigjur në çdo rast dhe skenar.
“Nuk kam frikë nga ndonjë incident ushtarak, dhe kjo ndodh sepse kanalet e komunikimit me Turqinë vazhdojnë të ekzistojnë në kuadër të dialogut të strukturuar. Për momentin, ne kemi forcën për t’iu përgjigjur çdo gjëje. Ne nuk e dëshirojmë dhe nuk presim ndonjë incident ushtarak. Nga ana tjetër, është e qartë se jemi të përgatitur për gjithçka”, tha ai.
Lajme të Sugjeruara
Merz: Planet e ekstremit të djathtë për “riatdhesim” përbëjnë spastrim etnik
Kancelari gjerman Friedrich Merz tha të mërkurën se planet e partisë së ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD) për një politikë më të rreptë të imigracionit do t’i...
Greva paralizon Holandën: Transporti publik pezullohet për shkak të shkurtimeve të përfitimeve sociale
Transporti publik në Holandë u pezullua sot për shkak të një greve mbarëkombëtare të organizuar në shenjë proteste kundër propozimeve të qeverisë për të shkurtuar...
AfD kërkon deportimin e mbi 1 milion refugjatëve
Partia e djathtë gjermane Alternativa për Gjermaninë (AfD) ka kërkuar deportimin e më shumë se një milion refugjatëve, kërkesat e të cilëve për azil janë...
- 15:46 Theu masën e arrestit shtëpiak dhe kreu 3 vjedhje, arrestohet 18-vjeçari në Korçë. Në kërkim një i mitur
- 15:35 Integrimi në BE, Parlamenti duhet të miratojë 41 projekligje deri në dhjetor
- 15:23 Plagosja e dyfishtë në Laprakë, identifikohet autori. Zbardhen rrethanat e ngjarjes
- 15:19 Aksident te “Unaza”, përmbyset një automjet. Detajet e para (VIDEO)
- 15:13 Goditet një rast i trafikimit të drogës nga Kanadaja, sekuestrohen mbi 107 kg kanabis në Portin e Durrësit (VIDEO)
- 15:05 Kurti kërkon marrëveshje politike për nënkryetarët e Kuvendit