Berisha vijon vizitën e tij në SHBA, takim me komunitetin shqiptaro-amerikan në Texas

9 Shtator 2026 | 16:15

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha këtë të mërkurë ka vijuar vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me një takim me komunitetin shqiptaro-amerikan në Texas.

Në fokus të takimit ishte bashkëbisedimi me shqiptaro-amerikanët që jetojnë dhe punojnë në këtë shtet, ndërsa Berisha ka vlerësuar pjesëmarrjen dhe mikpritjen e komunitetit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai shprehu mirënjohjen për takimin, duke e cilësuar atë si një moment të veçantë me komunitetin shqiptar në Texas.

“Falënderim të përzemërt për këtë takim të shkëlqyer me komunitetin shqiptaro-amerikan në Texas!”, shkruan Berisha.

Takimi me diasporën shqiptare vjen në kuadër të vizitës së Berishës në SHBA, ku ai po zhvillon një sërë takimesh me komunitetin shqiptar dhe përfaqësues të politikës amerikane. Vizita e tij përkon me pjesëmarrjen në aktivitetet e lidhura me zgjedhjet midterm të Partisë Republikane në SHBA.

Berisha ka theksuar në vijimësi rëndësinë e marrëdhënieve me diasporën shqiptare, ndërsa takimet me komunitetet shqiptare në SHBA shërbejnë edhe si një mundësi për të diskutuar mbi zhvillimet politike në Shqipëri dhe raportet shqiptaro-amerikane.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vlerësime online për çdo përfaqësi konsullore, ministri Hoxha: Përmirësojmë së bashku shërbimin

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha këtë të mërkurë njoftoi një proces të ri vlerësimi të shërbimeve konsullore nga vetë qytetarët në...
16:07 | 09/09/2026

Theu masën e arrestit shtëpiak dhe kreu 3 vjedhje, arrestohet 18-vjeçari në Korçë. Në kërkim një i mitur

Një 18-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Korçë. Policia bën me dije se i riu kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”...
15:46 | 09/09/2026

Integrimi në BE, Parlamenti duhet të miratojë 41 projekligje deri në dhjetor

41 projektligjet që kanë të bëjnë me procesin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, të cilat duhet të diskutohen në Komisionet Parlamentare dhe më pas votohen...
15:35 | 09/09/2026