Lajmi i fundit

Berisha në Texas, takim me shqiptarët e Amerikës: Falënderim të përzemërt për këtë takim të shkëlqyer

Barcelona synon shitjen në janar të Frenike De Jong

Barcelona synon shitjen në janar të Frenike De Jong

16:14, 09/09/2026

Barcelona pritet të shqyrtojë seriozisht shitjen e Frenkie de Jong në afatin kalimtar të janarit.

Sipas De Telegraaf, drejtuesit e klubit, Deco dhe Joan Laporta, po kërkojnë një blerës për mesfushorin holandez. Barça synon të përfitojë 50 milionë euro plus 15 milionë euro në bonuse, për një marrëveshje që mund të arrijë në 65 milionë euro.

Katalanasit shpresojnë që interesimi të vijë nga një klub i Premier League ose nga Saudi Pro League, dy tregje që mund të kenë kapacitetin financiar për të përmbushur kërkesat e Barcelonës.

Megjithatë, De Jong ka ende një rol të rëndësishëm në skuadër dhe aktualisht është pjesë e grupit të kapitenëve të Barcelonës për sezonin 2026-2027.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco