Ndahet nga jeta papritur këngëtari grek Giorgos Mazonakis
Këngetari grek Giorgos Mazonakis ka ndërruar jetë këtë të mërkurë në Spitalin Elpis. Mësohet se 54-vjeçari humbi jetën pas një arresti kardiak.
Sipas raportimeve të mediave greke, këngëtari kishte pësuar arrest kardiak. Një ndihmës mjekësor i EKAB mbërriti në vendngjarje me motoçikletë dhe menjëherë filloi reanimacionin kardiak.
Brenda pak minutash, ai u mor nga një ambulancë dhe u dërgua në Spitalin Elpis, i cili ishte spitali më i afërt në detyrë. Përpjekjet ishin të pasuksesshme dhe jekët konfirmuan vdekjen e tij.
Giorgos Mazonakis ishte një nga këngëtarët më të njohur të gjeneratës së tij. Ai lindi në mars të vitit 1972 në Nikaia dhe e filloi karrierën e tij profesionale në vitin 1992, në moshën vetëm 20 vjeç. “Savvato”, “Zilevo” dhe “To Gucci Forema” janë disa nga këngët e tij më të njohura edhe për publikun shqiptar.
Integrimi në BE, Parlamenti duhet të miratojë 41 projekligje deri në dhjetor
Plagosja e dyfishtë në Laprakë, identifikohet autori. Zbardhen rrethanat e ngjarjes
Aksident te “Unaza”, përmbyset një automjet. Detajet e para (VIDEO)
- 17:10 Lidhjet mes politikës, klubeve dhe tifozëve: Nderimi i Mlladiç pa reagime dhe sanksione
- 16:58 Berisha përkujton 80-vjetorin e Kryengritjes së Postribës: Dëshmi se liria nuk shuhet me terror
- 16:47 Debat në Kuvend, Haxhiu: Tërhiqeni fjalën, popull serb ka në Serbi. Simiç: Jam pjesëtar i popullit serb
- 16:37 Deputetet e Grupit Parlamentar të PS: Dënojmë sulmet verbale, kërcënimet dhe fyerjet ndaj Luarasit
- 16:23 Ministri i Jashtëm izraelit: Nuk kemi plane për dëbimin e palestinezëve nga Gaza
- 16:15 Berisha vijon vizitën e tij në SHBA, takim me komunitetin shqiptaro-amerikan në Texas