Meshkujt probleme me zemrën nëse hanë mëngjes në orare të çrregullta

9 Shtator 2026 | 17:34

Oraret e çrregullta të ushqimit gjatë fundjavës mund të rrisin rrezikun për sëmundje të zemrës, veçanërisht te meshkujt.

Ky është përfundimi i një studimi të ri francez.  Hulumtimi, i publikuar në revistën Communications Medicine, analizoi oraret e më shumë se 100,000 pjesëmarrësve, duke krahasuar kohën e vaktit të parë dhe të fundit në ditët e punës me fundjavat, gjatë një periudhe ndjekjeje 14-vjeçare, nga viti 2009 deri në vitin 2023.

Studiuesit e quajnë këtë fenomen “vonesa ushqimore”  ndryshimi i orarit të vakteve mes ditëve të punës dhe fundjavës.

Sipas rezultateve, për çdo orë shtesë ndryshim në orarin e ushqimit, meshkujt kishin një rritje prej 14 % të rrezikut për sëmundje kardiovaskulare dhe 21 % të rrezikut për sëmundje koronare të zemrës.

Studimi zbuloi se si ata që hanin më herët, ashtu edhe ata që hanin më vonë gjatë fundjavës, kishin rrezik më të lartë krahasuar me personat që ruanin orare të ngjashme gjatë gjithë javës.

Ajo çfarë habiti studiuesit, ishte fakti se kjo lidhje mes orareve të çrregullta të ngrënies së mëngjesit dhe sëmundjeve të zemrës nuk u vu re te gratë.

Studiuesit dyshojnë se ndryshimet lidhen me orën biologjike 24-orëshe të trupit, e njohur si ritmi circadian, i cili ndikohet jo vetëm nga drita dhe gjumi, por edhe nga koha kur ushqehemi.

Megjithatë, autorët theksojnë se rezultatet duhet të konfirmohen nga studime të tjera të mëdha.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha përkujton 80-vjetorin e Kryengritjes së Postribës: Dëshmi se liria nuk shuhet me terror

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha përmes një postimi në rrjetet sociale ka përkujtuar 80-vjetorin e Kryengritjes së Postribës, duke nderuar martirët dhe luftëtarët që...
16:58 | 09/09/2026

Deputetet e Grupit Parlamentar të PS: Dënojmë sulmet verbale, kërcënimet dhe fyerjet ndaj Luarasit

Deputetet e Grupit Parlamentar të PS këtë mërkurë kanë dalë në një reagim të përbashkët lidhur me inicidentin e regjistruar ditën e djeshme ku disa...
16:37 | 09/09/2026

Berisha vijon vizitën e tij në SHBA, takim me komunitetin shqiptaro-amerikan në Texas

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha këtë të mërkurë ka vijuar vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me një takim me komunitetin...
16:15 | 09/09/2026