37 mijë ha tokë e djegur nga zjarret këtë verë, dy herë më pak se vjet

9 Shtator 2026 | 18:11

Më shumë se 37 mijë hektarë tokë janë shkrumbuar këtë verë nga zjarret. Zonat më të prekura janë në qarqet Tiranë, Durrës dhe Fier, ndërsa në raport me vitin e kaluar dëmet janë disa herë më të vogla.

Këtë vere, në vendin tonë, zjarret kanë djegur një sipërfaqe toke që arrin në 37 700 hektarë. E gjithë kjo hapësirë, kryesisht në pyje dhe kullota është raportuar në 132 vatra, të shkaktuara nga zjarrvënia e qëllimshme apo nga pakujdesia pas djegies së mbetjeve të ndryshme. 

Sistemi Evropian i Informacionit për Zjarret në Pyje raporton se deri më tani ka pasur 132 vatra të mëdha zjarri në total dhe krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë ku u prekën 207 shtëpi, situata paraqitet më pozitive, me dëme minimale në banesa.

Zonat më problematike këtë viti ishin në Mallakastër, Krujë, Priskë të Madhe, Dajt, Cikallesh në Kavajë, Vilëz në Kurbin, Përmet dhe Malësi të Madhe. Qarku Tiranë, Durrës dhe Fier ishin më të prekurit.

Pas vitit 2007, 2025-a ishte viti i dytë më i keq në historinë e Shqipërisë për sa i përket sipërfaqes së madhe pyjore të djegur nga zjarret, me 60 mijë hektarë tokë të shkrumbuar.

Në 2007-ën ishin 127 mijë hektarë sipërfaqe të djegur, ndërsa numri më i madh i zjarreve është shënuar gjatë muajve të nxehtë të vitit 2017.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SPAK thellon hetimin për Belinda Ballukun

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK këtë të mërkurë ka dalë me një njoftim zyrar ku ka bëre me dije se...
17:56 | 09/09/2026

Shqiptarët prishin 29% të të ardhurave vjetore vetëm për ushqime

Shqiptarët vazhdojnë të shpenzojnë pjesën më të madhe të të ardhurave të tyre për tu ushqyer. Sipas të dhënave të EUROSTAT për vitin 2025, një...
17:50 | 09/09/2026

Meshkujt probleme me zemrën nëse hanë mëngjes në orare të çrregullta

Oraret e çrregullta të ushqimit gjatë fundjavës mund të rrisin rrezikun për sëmundje të zemrës, veçanërisht te meshkujt. Ky është përfundimi i një studimi të...
17:34 | 09/09/2026