U plagos gjatë operacionit për kapjen e Violand Braçellarit, Hita viziton policin Edison Adri

9 Shtator 2026 | 18:38

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skender Hita këtë të mërkurë vizitoi në banesë policin Edison Adri, i cili u plagos gjatë operacionit në malin e Bodenit, në Maliq për kapjen e Violand Braçellarit i cili ishte në kërkim. Gjatë këtij operacioni humbi jetën polici, Enea Mekolli.

Pas përfundimit të trajtimit mjekësor në Itali, Edison Adri është kthyer në banesë, ku vijon periudhën e rikuperimit. Hita u takua me të dhe familjarët e tij, duke i përcjellë mbështetjen e Policisë së Shtetit dhe mirënjohjen për sakrificën e tij në përmbushje të detyrës.

“Edison, së pari, gëzohem shumë që je kthyer në shtëpi, pas një kurimi të vështirë në Itali. Kam ardhur sot këtu jo vetëm si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, por mbi të gjitha si koleg dhe si një prej njerëzve të familjes së madhe të Policisë, dhe për fjalën e dhënë se do të jem krah teje, ashtu siç do të jem krah çdo punonjësi policie që punon dhe sakrifikon për ligjin dhe qytetarët.

Sakrifica e Eneas, tashmë Dëshmor i Atdheut dhe sakrifica jote nuk do të harrohen kurrë. Jam shumë i kënaqur që sot po të shoh këtu, në shtëpinë tënde, duke u rikuperuar. E di që vuajte shumë dhe se rruga e rikuperimit kërkon kohë dhe forcë, por dua të dish se nuk je vetëm.

Policia e Shtetit, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Qeveria shqiptare janë pranë teje dhe vlerësojnë e mbështesin çdo sakrificë që i shërben sundimit të ligjit.

Ti e bëre detyrën tënde, tani është detyra jonë të vijojmë të jemi pranë teje, në çdo kohë. Uroj që dita-ditës të bëhesh më mirë, të marrësh veten plotësisht dhe të rikthehesh sa më shpejt në detyrë, aty ku të presin kolegët dhe detyra në shërbim të qytetarëve”, tha Hita.

Adri nga ana tjetër falënderoi Drejtorin e Përgjithshëm për vizitën dhe mbështetjen e vazhdueshme, si dhe të gjithë ata që kontribuuan për trajtimin dhe kurimin e tij jashtë shtetit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zahiretë e gjyshes në tryеzat e turistëve, shijet që mbajnë gjallë traditën në Pogradec

Kjo është Viola Muçllari, nga fshati Çeravë i Pogradecit. Prej ditësh ajo është e angazhuar me përgatitjen e zahireve për stinën e dimrit, duke ruajtur...
18:30 | 09/09/2026

37 mijë ha tokë e djegur nga zjarret këtë verë, dy herë më pak se vjet

Më shumë se 37 mijë hektarë tokë janë shkrumbuar këtë verë nga zjarret. Zonat më të prekura janë në qarqet Tiranë, Durrës dhe Fier, ndërsa...
18:11 | 09/09/2026

SPAK thellon hetimin për Belinda Ballukun

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK këtë të mërkurë ka dalë me një njoftim zyrar ku ka bëre me dije se...
17:56 | 09/09/2026