Nga Elton Qyno Syri.net
Prokuroria e posaçme SPAK, ka vijuar me zgjerimin e listës së pasurive të sekuestruara ndaj ish-zv/kryeministres së Shqipërisë, Belinda Balluku.
Pas një vendimi të marrë nga gjyqtari i hetimit, Erion Çela, mësohet se tashmë SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit, ka sekuestruar vilën e ndërtuar në zonën e Palasës.
Vila u kontrollua nga BKH gjatë muajit Gusht 2026 dhe pas provave të mbledhura edhe në drejtime të tjera, SPAK i është drejtuar me një kërkesë të re gjykatës, duke kërkuar sekuestrimin e tyre.
Ajo që është provuar rezulton të jetë përdorur i njëjti mekanizëm si me rastin e Vilës së Igli Tares në bregdet.
Pra Balluku, ka përdorur emin e ish futbollistit për të marrë pasurinë kundrejt miratimit të tenderave publikë në ministrinë e Energjetikës dhe Infrastrukturës.
Çështja e Ballukut është një nga dosjet më të nxehta që është rregjistruar në prokurorinë e posaçme SPAK.
Pritet që në fillim të muajit Tetor 2026, SPAK t'i drejtohet me një kërkesë të dytë parlamentit për dhënien e autorizimit me qëllim arrestimin e Belinda Ballukut.
Kujtojmë se gjatë kësaj kohe, Balluku dhe 4 zyrtatë të tjerë janë marrë të pandehur për 8 procedura tenderuese si të paracaktuara, korrupsion dhe pastrim të produkteve të veprës penale.
Ndërsa prokuroria e posaçme, SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit, kanë avancuar me hetimin ndaj Belinda Ballukut dhe zbulimit të një vile luksoze me pishinë në kompleksin “White Rock” në Dhërmi dhe vilës tjetër në Palasë.
Tre dosje te reja
Paralelisht me këtë janë të hapura dhe 3 dosja të reja për ish-zv/kryeministren e vendit.
Tre praktika tenderuese janë vënë në “lupë”, duke kryer një sërë veprimesh hetimore, pasi ka dyshime të arsyeshme se Belinda Balluku dhe zyrtarë të tjerë të Ministrisë së Energjitikës dhe Infranstrukturës përfshirë dhe Autoritetin Rrugor Shqiptar, janë përfshirë në paracaktimin e garave tenderuese, korrupsion pasiv deri tek pastrimi ij parave dhe fshehja e pasurisë.
Siç mësohet nga dokumentat SPAK ka marrë në trajtim hetimor praktikën konçesionare Thumanë-Kashar, tender ky që është zhvilluar nga Ministria e Energjitikës dhe Infrastrukturës me një fond limit 245 milion e 751 mijë euro.
Përmes telefonave të sekuestruar ish-drejtorit të ARRSH dhe sekretares së Përgjithshme të MEI, Viola Haxhiademi, SPAK pretendon se ka gjetur prova dhe komunikime që tregojnë se konçesioni është pilotuar nga Belinda Balluku, me qëllim fitimin nga kompania private që ishte paracaktuar dhe mbyllur para hapjes së procedurës konkurruese.
Ndërkohë tenderi i dytë lidhet me praktikën e datës 15 Prill 2021 me objekt "Ndërtim rruga Porto-Romano Durres, Loti 3 (vazhdimi)", me fond limit 1 miliard e 300 milion.
Ky tender është fituar nga kompania “4 A-M” e Ardit Metaliaj.
Ndërsa procedura e tretë që është vënë nën hetim është rasti i hapur në 16 Mars 2022 dhe bëhet fjalë për lotin 1, kontrata A, “Supervizion Mirëmbajtje me performancë e akseve kryesore të Rajonit Verior", me fond limit 44 milion e 217 mijë lekë të reja.
Ky tender është fituar nga kompania “Archispace” e biznesmenit Rais Petrela dhe “Ave Consulting”.
© SYRI.net
SKANDALI/ Të arrestuarit 24 orë pa ushqim, morën çelësat e policëve dhe i kthyen vetëm pas negociatave për bukë
Sekuestrohet vila në Palasë e Belinda Ballukut, përdori Igli Taren si 'prestanome'! Vlera 410 mijë euro
Kanabis çokollatë nga Kanadaja në Shqipëri nga porti i Durrësit! Sekuestrohen 107 kg, vlera e tregut 1.2 mln euri