Gazetari Andi Tela, i ftuar në emisionin ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, ka komentuar njoftimin e sotëm të SPAK për sekuestrimin e një tjetër vile të lidhur me zëvendëskryeministren Belinda Balluku.
Tela u ndal te hetimet e SPAK-ut dhe zhvillimet që kanë pasuar kërkesën për heqjen e imunitetit të Ballukut, lidhur me akuzat për shkelje të barazisë në tendera.
Sipas gazetarit, hetimet kanë vijuar edhe përmes kontrolleve të BKH-së dhe SPAK-ut, ndërsa janë sekuestruar materiale në zyrën e Arbër Abazit.
Tela theksoi se hetimet kanë vijuar dhe se edhe një tjetër zyrtar është thirrur në SPAK, për herë të dytë, pak javë më parë.
Duke iu referuar vilës së sekuestruar, gazetari tha se transaksioni i fundit për pronën është kryer më 12 shtator 2025. Sipas tij, tashmë pritet të shihet se cili do të jetë veprimi i radhës i SPAK-ut.
Në përfundim, Tela tha se, për shkak të argumentit të përdorur në momentin kur u refuzua imuniteti i Ballukut, SPAK duhet t’i drejtohet sërish Parlamentit.
‘Kërkesa për le të themi për shkelje të barazisë në tendera, shtatë aktet e shkeljes së barazisë në tendera, e çoi SPAK-un të kërkonte imunitetin e zëvendëskryeministres. Nga ai moment që u refuzua imuniteti, vijuan hetimet dhe nëse ne do ta konsiderojmë të veçuar le të themi akuzën për korrupsion që kishte lidhje me një tender të bërë në kohën kur ajo ishte drejtoreshë e ANTA-s.
Pjesa më pas, nëse do të kujtojmë, kanë qenë disa kontrolle të BKH-së dhe të SPAK-ut edhe në zyrën e Arbër Abazit. Kanë sekuestruar materiale dhe atje në janar.
Dhe në 30 prill, Arbër Abazi është thirrur në SPAK dhe është marrë në pyetje, ka dëshmuar brenda SPAK-ut.
Pra ka pasur vijueshmëri të hetimeve po themi nga ana e SPAK-ut.
Edhe një zyrtar u thirr para disa javësh u thirr për herë të dytë në SPAK. Pra të dy këta personazhe kanë lidhje me këtë vilë.
Transaksionet e bëra në këtë vilë, dhe transaksioni i fundit i bërë me vilën është në 12 shtator të vitit 2025, pra fiks një vit më parë sapo kishte nisur le të themi qeveria e re me zëvendëskryeministre Ballukun.
Dhe në këtë pikë, do shohim cili do jetë veprimi i SPAK-ut. SPAK ndoshta nuk mund të bëjë asnjë veprim tjetër, në kuptimin që mund të gjejë justifikimet që ne nuk na duhet më le të themi imuniteti i zonjës Balluku apo arrestimi i zonjës Balluku apo telefonat e zonjës Balluku, sepse në gjithë këtë periudhë ajo mund të ketë bërë çfarë t'i ketë dashur qejfi me ato dhe ne s'na duhen më.
Por, vetëm për shkakun që refuzimi i imunitetit erdhi në argumentin që zëvendëskryeministrja nuk akuzohet për korrupsion, vetëm për këtë arsye SPAK-u do të duhet, për opinionin publik, të shkojë në parlament dhe të kërkojë atë që i takon’, tha Andi Tela ndër të tjera në SYRI TV.
© SYRI.net
'Edhe sa vila të padeklaruara duhet t’i zbulohen Ballukut,' Bardhi: Pse SPAK nuk i drejtohet Kuvendit për heqjen e imunitetit?
‘Balluku’/ ‘U faktua korrupsioni pasiv’, Saraçi: SPAK t’i drejtohet urgjentisht Kuvendit për t'i hequr imunitetin
VIDEO/ Gjoni: Pozita e Belinda Ballukut është rënduar, SPAK duhet të njoftojë urgjent akuzën ndaj saj