Pronat e sekuestruara, 180 milionë lekë të ardhura nga qiratë
Të ardhurat nga qiratë e pronave të sekuestruara dhe të konfiskuara janë rritur ndjeshëm këtë vit. Në tetë muaj, shteti ka arkëtuar rreth 180 milionë lekë, 30% më shumë se një vit më parë.
Shteti ka rritur ndjeshëm të ardhurat nga dhënia me qira e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara. Të dhënat e Agjencisë që administron këto prona tregojnë se gjatë periudhës janar-gusht 2026 janë arkëtuar rreth 180.3 milionë lekë, ose afërsisht 1.8 milionë euro.
Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, të ardhurat janë rritur me rreth 41 milionë lekë, ose 30%.
Kjo tregon se pasuritë që kalojnë nën administrimin e shtetit po përdoren gjithnjë e më shumë si një burim të ardhurash, në vend që të mbeten të papërdorura gjatë proceseve gjyqësore apo procedurave të tjera ligjore.
Rritja është shfaqur në pjesën më të madhe të muajve të vitit. Në janar të ardhurat nga qiratë arritën në rreth 19 milionë lekë, ndërsa në shkurt u ngjitën në 22 milionë. Tendenca pozitive vijoi edhe në qershor, me 23 milionë lekë të ardhura.
Në aspektin ekonomik, rritja tregon një përpjekje për t’i kthyer pasuritë e sekuestruara dhe të konfiskuara në aktivitete që gjenerojnë të ardhura.
Kjo qasje ka një rëndësi për financat publike pasi shteti siguron të ardhura duke shmangur kostot nga humbjet që mund të krijohen nëse këto prona qëndrojnë të mbyllura.
Berisha takim me kongresmenin Sessions: Diskutuam për farsën zgjedhore dhe nevojën për qeveri teknike në Shqipëri
U plagos gjatë operacionit për kapjen e Violand Braçellarit, Hita viziton policin Edison Adri
Zahiretë e gjyshes në tryеzat e turistëve, shijet që mbajnë gjallë traditën në Pogradec
- 18:50 Berisha takim me kongresmenin Sessions: Diskutuam për farsën zgjedhore dhe nevojën për qeveri teknike në Shqipëri
- 18:38 U plagos gjatë operacionit për kapjen e Violand Braçellarit, Hita viziton policin Edison Adri
- 18:30 Zahiretë e gjyshes në tryеzat e turistëve, shijet që mbajnë gjallë traditën në Pogradec
- 18:11 37 mijë ha tokë e djegur nga zjarret këtë verë, dy herë më pak se vjet
- 17:56 SPAK thellon hetimin për Belinda Ballukun
- 17:50 Shqiptarët prishin 29% të të ardhurave vjetore vetëm për ushqime