Lajmi i fundit

LIVE/ 102 ditë protestë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

'SPAK zjarrfikëse e Ramës! Bën show' Kalaja: Audiopërgjimi i Ahmetajt i rëndë, çfarë priti nga e hëna deri sot?

19:59, 09/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Avokatja Adriana Kalaja hedh akuza të rënda mbi mënyrën se si SPAK menaxhon dosjet e nxehta të zyrtarëve të lartë të qeverisë Rama, duke i cilësuar lëvizjet si një "shoë" mediatik të urdhëruar politikisht për të shpëtuar pushtetin e kryeministrit.

Edhe sekuestri i vilës në Palasë ndërkohë që vetë ajo është e lirë, Kalaja i quan ‘manovra’ për konsum politik për të krijuar iluzionin se po punohet, ndërkohë që Balluku me pushtet të fuqishëm ministror lihet e lire.

 Në një intervistë për Syri Tv me gazetaren Armela Ferko, Adriana Kalaja thotë se SPAK po punon në bazë të urdhrave politikë dhe jo në bazë të ligjit dhe Kushtetutës.

Kalaja ka dhe pikëpyetje dhe për veprimin e sotëm të SPAK i cili deklaroi se ka nisur hetimet pas publikimit të audiopërgjimit nga ish-zv. kryeministrit Arben Ahmetaj në emisionin Çim Peka Live, të hënën, pra dy ditë më pas.

Kalaa thekson se audpërgjimi ku flitet për trafik armësh është një skandal aq i madh saqë do të kishte rrëzuar edhe qeveri të shteteve të mëdha ndërsa ngre një pyetje: Çfarë priti nga e hëna deri sot, kur deklaroi se do verifikonte denoncimin?

Ajo shprehet skeptike. SPAK e quan 'zjarrfikëse' të Ramës, i cili duke i shërbyer qeverisjes së Ramës fle mbi dosje skandalesh siç ka fjetur për dosjen 184, për dosjen 339, apo 5D-në.

Pjese nga intervista

Adriana Kalaja: Unë më shumë e shikoj si një show për situatën ku ndodhet vetë kryeministri, banditi i Shqipërisë. Dhe SPAK-u ka bërë disa veprime proceduriale për të treguar që ne po bëjmë punën. Ndërkohë që ajo vila është sekuestruar njësoj si ato shout që ne kemi parë dikur me ligjin, Operacioni Forca e Ligjit.  Janë pastruar të gjithë bandat kriminale nëpërmjet këtij ligji dhe u përdorën për zgjedhjet e vitit 2021.

Ndërkohë edhe situata me Belinda Ballukun, është mo-ta-mo ajo që ne e kemi parë prej shtatë vitesh nga SPAK-u, që në 2019-ën. Dhe ajo që mua më shqetëson shumë seriozisht është që vazhdoj ta bëj pyetje dhe nuk do lodhem kurrë ta bëj pyetje: pse nga 12 marsi, ne nuk kemi asnjë kërkesë, për sa kohë që është diskutuar një kërkesë e dytë në Kuvendin e Shqipërisë, pra për të marrë masa të sigurimit personal ndaj personit i cili sot nuk është më person në hetim, është me statusin e të pandehurës. Ndërkohë që është i njëjti person i cili ka pushtetin më të fuqishëm në ministri, ka ministra që i shërbejnë, është rrezik potencial për prishjen e provave, pra ta kërkon ligji, është rrezik potencial për intimidimin e dëshmitarëve. Mua nuk më shqetëson fare që është e lirë apo duhet të jetë pas hekurave. Mua më shqetësojnë hapat procedurialë që po bën SPAK-u.

Janë në shkelje të procedurave, siç e kam thënë edhe lidhur me afatet e hetimit, po nga ana tjetër unë veprimet e sotme, të dyja veprimet e sotme, i shikoj si një show për t'ju hedhur për konsum publik, për të thënë që ja, ne po bëjmë punën. Por ndërkohë atë punën po e bëjnë në fakt në bazë të urdhrave politikë dhe jo në bazë të ligjit dhe Kushtetutës.

 Shpreh gjithë mirënjohjen time së pari për gazetarin Çim Peka sepse është shumë e vështirë të bësh atë që ka bërë ai. Është vërtet hero i radhës. Dhe ndërkohë, po të njëjtin vlerësim realisht unë kam edhe për Arben Ahmetajn, sepse mund të kishte zgjedhur një rrugë tjetër, për t'i shërbyer vetëm interesave të veta dhe të familjes siç e kanë bërë shumë, por zgjodhi për t'i ndenjur përballë mafies dhe krimit.

Të dyja lëvizjet e sotme të SPAK-ut i shikoj me skepticizëm. Uroj ta kem gabim... sepse ato video përgjime janë aq të rënda, që do të kishin rrëzuar dhe Presidentin Trump. Çfarë priti nga e hëna deri sot SPAK-u? Çfarë priti? Pyetja më elementare që ne duhet të bëjmë. E dyta, mbani mend një denoncim që është bërë tek emisioni Opinion, para shumë vitesh nga gazetari Artan Hoxha, dhe Prokuroria e Përgjithshme e rrethoi...

Mjafton këto deklarata të sotshme, të djeshme, të pardjeshme, për një periudhë shumë të gjatë kohe, t'i marrë SPAK-u, t'i kryqëzojë me përgjimet, dhe e ka shumë të lehtë për ta zgjidhur çështjen e shumë veprave penale që mban ajo çështje. Por mbi të gjitha një problematikë shumë e madhe, që është kontrabanda ndërkombëtare e armëve, dhe ne si vend anëtar me të drejta të plota në NATO krijojmë një problematikë shumë të madhe jo vetëm për sigurinë kombëtare, por edhe për sigurinë e partnerëve tanë strategjikë. Kështu që në këtë lloj diskutimi që po bëhet që nga dita e hënë e deri më sot, dy janë rrugët që ne duhet të hetojë SPAK-u dhe janë shumë të lehta: O qëndrojnë këto përgjime dhe janë reale, dhe nëse këto përgjime qëndrojnë, arrestet, masat e arrestit duhet të trokasin fillimisht te Edi Rama; Ose në të kundërt të dalin e të thonë që këto përgjime nuk qëndrojnë, po janë të manipuluara...

E dyta, për ta vazhduar edhe këtë që sapo thatë ju, nga dita e hënë një kryeministër minimalisht i përgjegjshëm, se e kemi parë gjithë këto vite çfarë bën, duhet të dilnin me një deklaratë dhe të argumentonin përpara publikut se për çfarë flitet në këto audio-përgjime. Të paktën ne kemi marrë vesh, bëhet fjalë për tre orë përgjime, pra ne kemi parë sekuencat më kryesore, po ka gjëra edhe më të mëdha aty. Dhe kemi parë dhe një gjë që në fakt ne e kemi thënë, kemi thënë që krimi i organizuar cakton deputetët në Kuvend, krimi i organizuar cakton ministrat, krimi i organizuar cakton drejtuesit e policisë së shtetit. Dhe në rastin konkret vetë Ministri i Mbrojtjes e tregoi, katërcipërisht pra ia hoqi atë mbulesën, dhe tregoi se nga një person i cili ishte futur në një pozicion të caktuar si zyrtar i lartë, dhe që ishte dora e Rony Yeffet në të gjithë këtë aktivitet kriminal, po nga ana tjetër për ta avancuar këtë situatë, ato e bëjnë edhe Ministër të Mbrojtjes. Në këtë kuadër Partia Demokratike...

 Prandaj them që unë uroj për të mirën e qytetarëve shqiptarë, por edhe të vendit tonë si vend anëtar i NATO-s, që këto veprimet e SPAK-ut mos kenë efektin e kundërt që fatkeqësisht ka ndodhur në të gjitha dosjet e mëdha.

Pra, thjesht bëhet një show dhe veprimet që janë bërë sot nga SPAK-u nuk kanë funksionimin apo qëllimin për zbardhjen e të vërtetës, por kanë qëllimin dhe funksionimin për t'i thënë publikut ja kjo po hetohet, se do dalë Rama tani, do nxjerrë justifikimin që unë nuk flas dot se e ka drejtësia në dorë.

Po e kuptoni? Sepse kjo është skema dhe drejtësia ndërkohë do flejë mbi ato dosje siç ka fjetur për dosjen 184, për dosjen 339, për 5D-në, për inceneratorët që janë dënuar pjesa fundore dhe nuk është dënuar askush për procedurën e inceneratorëve, dhe të gjitha këto duke përfshirë edhe te dosja Balluku. Çfarë ndodhi me dosjen Balluku?

A na dolën të gjithë personat... përveç njërit... të gjithë të kanë dalë, kanë rënë masat e arrestit. Çfarë doli me Akshin? Drejtuesja kryesore, koka e organizimit të të gjithë skandaleve tek Akshi, apo dora e familjes së Ramës tek Akshi, iu ndryshua masa e arrestit, masa e sigurimit personal. Pra, ne deri më sot fatkeqësisht dhe thashë unë uroj ta kem gabim dhe të ndryshojë situata, kemi parë një SPAK që bën vetëm këtë show-n mediatik...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco