E hënë, 14 Shtator 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Vodhi makinën e ndaluar në rrugë, arrestohet 48-vjeçari në Pogradec

Ilustrim · Vizion Plus

Policia e Pogradecit ka arrestuar në flagrancë një 48-vjeçar mbrëmjen e sotme.

Bëhet me dije se 48-vjeçari është arrestuar pasi ka vjedhur një mjet që ishte i ndaluar në rrugë dhe me bllokazh.

Njoftimi:

Arrestohet në flagrancë nga policia një 48-vjeçar, pasi vodhi një mjet që ishte i ndaluar në rrugë dhe me bllokazh.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme, në lagjen nr. 1 të qytetit të Pogradecit

48-vjeçari ka parë një mjet të ndaluar në rrugë, me çelësat brenda. Ai është futur në mjet dhe është larguar me të.

Sapo është njoftuar, policia është vënë në ndjekje të mjetit dhe ka mundur ta ndalojë, duke bërë të mundur edhe arrestimin e 48-vjeçarit.

Taulant Halili
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh