Lajmi i fundit

LIVE/ 102 ditë protestë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

VIDEO/ Kedhi: Berisha po përcjell në SHBA shqetësimet për Shqipërinë, vendi është në lupën e partnerëve

20:27, 09/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, i ftuar në emisionin ‘Ora 19’ në SYRI TV me moderatoren Armela Ferko, ka folur për zhvillimet në Shtetet e Bashkuara dhe pjesëmarrjen e kryedemokratit Sali Berisha në konventën e republikanëve në Dallas.

Kedhi tha se Shqipëria ndodhet nën vëmendjen e partnerëve ndërkombëtarë, duke përmendur veçanërisht Shtetet e Bashkuara dhe Gjermaninë. Sipas tij, shqetësimet për lidhjet e qeverisë shqiptare me trafikun e drogës janë ngritur edhe në Kongresin Amerikan.

Ai shpjegoi se bëhet fjalë për një konventë të lidhur me zgjedhjet e mesmandatit në SHBA dhe se në Dallas janë mbledhur figura të larta të administratës amerikane dhe të Kongresit.

Sipas tij, në aktivitet janë ftuar edhe partitë simotra të Partisë Republikane amerikane, ndërsa në këtë kuadër merr pjesë edhe Sali Berisha. Kedhi përmendi gjithashtu pjesëmarrjen e forcave politike konservatore nga vende të ndryshme europiane, mes tyre CDU-ja gjermane, Forza Italia, Fratelli d’Italia dhe Partia Konservatore britanike.

‘Nuk ndodh një gjë e tillë pa minimumi mbylljen e syve të qeverisë dhe në rastin më të keq përfshirjen siç ka ndodhur, sepse ne kemi kongresmenin Joe Ëilson, një nga takimet e zotit Berisha atje, që ka shprehur shqetësimin për këtë çështje dhe ka ndërmarrë nisma konkrete në Dhomën e Përfaqësuesve në Kongresin Amerikan për lidhjen e qeverisë shqiptare me trafikun e kokainës.

Shqipëria është në lupën... Ballkani në përgjithësi, por Shqipëria në veçanti është në lupën e partnerëve tanë. Në Kongresin Amerikan dhe në vendet e Bashkimit Europian, veçanërisht në Gjermani.

Përsa i përket konventës, konventa është historike sepse bëhet për herë të parë. Është një konventë për herë të parë për zgjedhjet e mesmandatit. Në Shtetet e Bashkuara bëhen konventa për zgjedhjet presidenciale të të dy partive. Partia Republikane, për të energjizuar bazën e vet, për të rritur pjesëmarrjen në zgjedhje gjithashtu, për të bërë dhe fundraising në evente të ndryshme përpara dhe pas konventës, ka vendosur që të bëjë një konventë kombëtare dhe e mban në Teksas, në Dallas. Ku do të marrë pjesë i gjithë kabineti. Pra i gjithë Uashingtoni këto dy ditë është vendosur në Dallas. Se dëgjoja këtu që pse nuk shkon zoti Berisha në Uashington, sepse Dallasi me sa duket nuk është më territor i Shteteve të Bashkuara, nuk e di, teori konspirative të tilla. Por, për ta ditur dhe njerëzit që na ndjekin, e gjithë administrata është vendosur në Dallas këto dy ditë, që nga presidenti amerikan, zëvendëspresidenti, sekretari i shtetit Rubio, sekretari i mbrojtjes, shefi i CIA-s, shefi i FBI-së, sekretari për mbrojtjen kombëtare, pra i gjithë kabineti është vendosur aty. Lidershipi i Kongresit në të dy dhomat, Dhomën e Përfaqësuesve dhe në Senat. Dhe natyrisht janë ftuar dhe partitë simotra të Partisë Republikane. Dhe në këtë cilësi është dhe zoti Berisha, është bërë një bashkësi partish që kanë vajtur si delegacion nën ndërkombëtaren demokrate, IDU, ku Partia Demokratike e Shqipërisë, Partia Republikane e Shqipërisë, Partia Republikane amerikane e presidentit Trump, Partia Konservatore britanike, Forza Italia, Fratelli d'Italia, CDU-ja gjermane...

Po sepse të gjitha... dhe për rezolutat. Janë miratuar disa rezoluta, madje unë kam qenë në disa prej tyre kur janë miratuar, kam qenë vetë prezent dhe kanë kaluar në unanimitet të plotë. Që nga CDU-ja gjermane e te republikanët amerikanë kanë votuar pro rezolutës së Shqipërisë, ku në atë rezolutë thuhet që në Shqipëri shqetësim kryesor është kapja e shtetit, state capture, narkotrafiku...

Dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme që këtu janë inekzistente. Pra, ata e kanë njohur, kanë marrë një vendim politik të gjithë këto parti përfshirë Partinë Republikane për Shqipërinë, për të gjithë këto problemet që Shqipëria ka. Në qoftë se deri më sot kanë mbajtur përfaqësues të tjerë të Partisë Demokratike të Shqipërisë në takime me kongresmenë, me senatorë, me përfaqësues të qeverisë amerikane, sot zoti Berisha, kryetari i Partisë Demokratike është vetë dhe po i transmeton partnerëve tanë këto shqetësime.

Po pra, tek demokratët. Që do të thotë, ka rëndësi dhe për këtë në vetvete apo jo? Që Partia Demokratike, zoti Berisha shkon aty ku duhet pra sot.

Po kjo vjen pas 10 vjetësh të paktën pra. Në kuptimin, vjen më shumë e gjatë se sa kaq pjesëmarrja e kreut të Partisë Demokratike tek republikanët, te një konventë republikane në vetvete apo jo?

Ka zhvillime të rëndësishme që ndodhin aty brenda Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sigurisht interesi aty është mes republikanëve, patjetër lidhet me mid-term-in pjesa e madhe.’, tha ndër të tjera Nikola Kedhi në SYRI TV.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco