VIDEO/ Protestuesit nuk kursejnë as qytetarët, sulmojnë në mënyrë të dhunshme shoferin që kërkoi t'i lironin rrugën

9 Shtator 2026, 21:12Politika TEMA
VIDEO/ Protestuesit nuk kursejnë as qytetarët, sulmojnë në

Një tjetër incident është regjistruar gjatë protestës së mbrëmjes në Tiranë, këtë herë pasi një grup protestuesish bllokoi kryqëzimin pranë Urës së Lanës, në zonën e Piramidës.

Në pamjet nga vendngjarja, një qytetar që kërkon të kalojë me automjet përballet me protestuesit. Situata tensionohet shpejt dhe disa prej tyre i afrohen makinës, duke e sulmuar dhe goditur mjetin.

Incidenti vjen në një moment kur protestuesit kanë tentuar në disa pika të kryeqytetit të bllokojnë qarkullimin, duke e zhvendosur protestën nga kundërshtimi ndaj institucioneve te përplasjet edhe me qytetarë që thjesht kërkojnë të përdorin rrugën.

E drejta për të protestuar është e garantuar, por bllokimi i rrugëve dhe sidomos agresioni ndaj qytetarëve që nuk duan të bëhen pjesë e protestës ngre një tjetër problem. Në këtë rast, shoferi nuk ishte përfaqësues i qeverisë, deputet apo zyrtar publik, por një qytetar që kërkonte të kalonte me makinën e tij.

Pamjet tregojnë kështu një tjetër moment ku protesta humbet objektivin politik dhe presioni zhvendoset ndaj njerëzve të zakonshëm, të cilët përfundojnë përballë zemërimit të turmës vetëm sepse kërkojnë të vazhdojnë rrugën.

11 Komente

  1. H
    Haaaa lango rrugesh

    A ka polici prokurori gjykata ky vende.... Si mundet te bllokohet nje qytetar i lire te kaloje, turpe per policine

    Përgjigjjuni
    1. R
      Rrup Tupi

      Mbajua mend fytyrat e qijua robt flliqsirave! U qelb ai vend nga kjo protestë kurvash!

      Përgjigjjuni
      1. L
        L

        Zagaret e Saliut,vetem dhunen njohin,hajdut dhe kriminel,kete pune kan ber ke 35 vjet.

        Përgjigjjuni
        1. L
          L

          Zagaret e Saliut,vetem dhunen njohin,hajdut dhe kriminel,kete pune kan ber ke 35 vjet.

          Përgjigjjuni
          1. R
            Rrugaçe

            Pyetja eshte : policia çfare bene...... Rrugaçe boulevardi qe shqehtesojne qytetari.

            Përgjigjjuni
            1. Z
              Zagali

              Opo ku e gjejn kete te drejte pakufi keta lloj protstuesesh. Keta e din veten sikur jane zoter te shqiperise dhe do behet ashtu si duan ata. Cfare po behet keshtu me shqiperine? Kush i shtyn keta lloj kafshesh te terrorizojn njerzit? Keta protestues jane njerez te terbuar te zgjedhur nga rryma te errta politike nga vendet fqinj qe nuk e duan stabilitetin e shqiperise. Kjo proteste,po ngjall nje urrejtje te jashtzakonsheme te populli dhe nuk e mbeshtet kete proteste,sepse nuk eshte per tu mbeshtetur.

              Përgjigjjuni
              1. F
                Franz Kafka

                ja keta jan e ardhmja dhe shpresa shqypove, nje tufe shpellaresh dhe druvaresh qe duan vetem dhune dhe shkaterrim. Shqypot po i rikthehen genit te tyre veteshkaterrues si ne 1997. Urime

                Përgjigjjuni
                1. a
                  arrifi

                  NA KENAQEN SHPELLARET

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Sass

                    Jepi gaz o i mjere dhe nxirrju mune nga goja ketyre plehrave

                    Përgjigjjuni
                    1. P
                      Patronazhisti

                      Eshte patronazhist. Kerkojne te krijojne incidente qe te nderhyje policia. Mos i lejoni.

                      Përgjigjjuni
                      1. B
                        Babuci

                        Boll o Rama talle trapin me protesten tani jepi drejtim jemi qytetar paguajme taksat dhè faturat zbatojme ligjin nuk e duam kete lloj demokracie qe po na nxin jeten dalin 100 halabake na bllokojne rruget dhe na besdisin cdo nate Ju jeni rehat por jetesa ne Tirane po veshtiresohet dy rruge kane ngelur o jepi drejtim si shtet tjetra do futesh njerezit normale ne sherr me keta halabak

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje