Pas incidentit të regjistruar në ambientet e dhomave të ndalimit në Komisariatin e Policisë Sarandë, policia e Vlorës dha versionin e saj, duke theksuar se shtetasi me inicialet D. S., gjatë qëndrimit në dhomat e ndalimit, ka shfaqur shenja të një gjendjeje të rënduar emocionale dhe sjellje agresive.
Sipas policisë, ai ka dëmtuar një kamerë sigurie, tavanin e dhomës, si dhe një karrige dhe një tavolinë.
Për situatën është njoftuar menjëherë urgjenca e spitalit dhe shtetasi ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Paralelisht, për ngjarjen është vënë në dijeni edhe Prokuroria dhe janë kryer të gjitha veprimet procedurale përkatëse. I arrestuari me vendim gjykate akuzohet për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve”. Ndërkohë, në kuadër të verifikimit të plotë të rrethanave dhe përgjegjësive eventuale, 3 punonjës policie janë pezulluar nga detyra.
Sipas Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, punonjësit nuk kanë reaguar në momentin kur shtetasi D. S. ka dëmtuar kamerën dhe orenditë në dhomën e ndalimit.
Policia vijon verifikimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e incidentit dhe për marrjen e masave përkatëse, në përputhje me ligjin.
Gjithashtu, në bashkëpunim me Drejtorinë e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit, ka nisur menjëherë procedura disiplinore për tre punonjësit e policisë të pezulluar nga detyra.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
9 Shtator20:53
“Çmimet më shtrenjtë se në Europë”, protestuesja para Kryeministirsë: Bëjnë “hile” edhe te tarifat, na zhvasin edhe me ligj
Një protestuese, në protestën e 102-të para kryeministrisë, u ndal te çmimet, të cilat kanë shkuar në stratosfer&...
AKTUALITET
9 Shtator20:30
Skandali në “Conad”/ AKU alarmon për sallamin “Galbanetto”-n
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar konsumatorët për një alarm të sigurisë ushqimore lidhur me një lot të sallami...
AKTUALITET
9 Shtator20:09
Vodhi automjetin në Pogradec, hajduti e pëson brenda pak minutash
Një automjet është vjedhur pak minuta më parë në lagjen nr. 1 në Pogradec, ndërsa autori është arrestuar nga p...
AKTUALITET
9 Shtator20:04
Nis aksioni i protestuesve, mbajnë të bllokuar njërin krah të Unazës
Ka nisur menjëherë mbrëmjen e sotme në 9 shtator aksioni i protestuesve.
Tashmë aksioni është përqendruar tek bllokimi ...
AKTUALITET
9 Shtator19:52
Gazeta gjermane: Shqipëria është prodhuesi më i madh i kanabisit, mafia shqiptare po e shpërndan modelin në Evropë
Një plantacion i madh kanabisi i zbuluar në një pallat banimi të periudhës së ish-Gjermanisë Lindore ka çuar në b...
AKTUALITET
9 Shtator19:51
"Po shitet Shqipëria"/ Qytetarja: Kush është patriot, duhet të vijë këtu dhe të rrëzojë këtë pushtet kriminal
Protestuesit kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë, ku dhe do të zhvillojnë fjalimet e tyre. Një qytetare gjatë një prono...
AKTUALITET
9 Shtator19:49
Prapaskenat e kontratës/ Avionët zjarrfikës që publikoi Rama ishin në trajnim
Dy avionët e angazhuar në gusht janë pjesë e kontratës për 3 avionë dhe përdoren për trajnimin e pilotëve e te...
AKTUALITET
9 Shtator19:30
Makiazh i ri masakrës së pronave! Rama shkrin Kadastrën dhe e kthen në ASHP
Në vend të zgjidhjes përfundimtare të kaosit shumëvjeçar me pronat, qeveria po përgatit thjesht një tjetër &ldq...
AKTUALITET
9 Shtator19:14
Shqiptarin e lidhën, e qëlluan dhe e hodhën në lumë/ Hetuesit: Pronari i makinës nuk denoncoi vjedhjen
Detaje të reja dalin nga hetimet për vrasjen e 35-vjeçarit shqiptar, Ferdinant Hoti, trupi i të cilit u gjet brenda një automjeti t&e...
AKTUALITET
9 Shtator18:53
SKANDALI/ Të arrestuarit 24 orë pa ushqim, morën çelësat e policëve dhe i kthyen vetëm pas negociatave për bukë
Ngjarja e ndodhur në Komisariatin e Policisë Sarandë bëhet edhe më e rëndë nga detajet që po dalin në dritë.
...