Protestuesit ndryshojnë strategji/ Bllokojnë lëvizjen e makinave në pikat kyçe të Tiranës

Protestuesit ndryshojnë strategji/ Bllokojnë lëvizjen e makinave në pikat kyçe të Tiranës

22:32, 09/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në ditën e 102 të rezistencës protestuesit po forcojnë aksionin politik. Pas mbarimit të fjalimeve para kryeministrisë, protestuesit vijuan marshimin nëpër rrugët kryesore të Tiranës duke u bërë thirrje qytetarëve të bashkohen me ta.

Ata lëvizën nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit’ drejt rrugës ‘Vasil Shanto’ për të ndaluar më pas tek rrethrrotullimi I 21 dhjetorit ku dhe janë ndalur prej më shumë se 30 minutash duke bllokuar lëvizjen e makinave.

Më pas protestuesit vijuan marshimin drejt rrugës së Kavajës për tu kthyer më pas sërish tek godina e kryeministrisë.

Ata thërrasin ‘Rama jepe dorëheqjen!’ 'Ju erdhi fundi'.

Po gjatë pasdites së sotme grupe protestuesish u ulën këmbëkryq në kryqëzimin tek 'Rruga e Elbasanit' apo dhe tek ura e madhe e unazës për të ndaluar lëvizjen e makinave. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco