• Kontakt
Thursday, September 10, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rama i shpalli “gati” për zjarret, mirëpo avionët janë ende në trajnim. Çfarë thotë kontrata 11.8 mln euro

22:53 : 09/09/2026
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmet e Dites, VIDEO

Në kulmin e sezonit të zjarreve, kryeministri Edi Rama publikoi pamjet e një avioni duke ndërhyrë në shuarjen e flakëve dhe e prezantoi atë si një kapacitet të ri të Shqipërisë për përballimin e zjarreve.

“Avioni ynë i parë zjarrfikës ka nisur aktivitetin si forcë e shtuar e këtij gushti sfidues, i cili na gjen më të fortë e të përgatitur se asnjëherë më parë”, shkroi Rama më 5 gusht, duke shtuar se vendi ishte “plotësisht i vetëdijshëm” për rrezikun e përshkallëzimeve ekstreme të zjarreve.

Zjarret

Blerja e avionëve për shuarjen e zjarreve është prej vitesh një premtim i përsëritur i qeverisë, që është shoqëruar me afate të ndryshuara dhe deklarata kontradiktore nga drejtues të ndryshëm të Ministrisë së Mbrojtjes.

Në korrik, ndërsa sezoni i zjarreve sapo kishte nisur, Faktoje riktheu në vëmendje historinë e “dy avionëve zjarrfikës” të premtuar prej vitesh, duke evidentuar se procesi vijonte të shoqërohej me paqartësi mbi statusin e kontratës dhe afatet e vënies në funksion.

Por shfaqja e avionit në videon e kryeministrit dhe, më pas, angazhimi i dy avionëve në shuarjen e zjarreve gjatë gushtit, sollën një zhvillim të ri.

Lexo edhe:

Mali i Tërbunit 5 ditë në flakë/ Sipërfaqe e madhe e djegur, mungon ndërhyrja nga ajri

“Bllokim rruge dhe prishje të qetësisë publike”/ Arrestohet një protestues, procedohen 14 të tjerë

Për të mësuar se çfarë statusi kanë këta avionë, nëse janë pjesë e kapaciteteve të blera nga Shqipëria dhe në çfarë faze ndodhet procesi i sigurimit të tyre, Faktoje iu drejtua sërish me një kërkesë zyrtare Ministrisë së Mbrojtjes.

Ne foto: Vatrat e zjarrit

Tre avionë të kontraktuar, dy në terren për trajnim

Përgjigjja e Ministrisë së Mbrojtjes për Faktoje sqaron se dy avionët e angazhuar në shuarjen e zjarreve gjatë gushtit janë pjesë e kontratës së lidhur për blerjen e tre avionëve, ndërsa prania e tyre në Shqipëri lidhet me trajnimin dhe familjarizimin e pilotëve dhe teknikëve shqiptarë me këto mjete.

Sipas ministrisë, kontrata është nënshkruar më 17 qershor 2026 me kompaninë spanjolle Aviation Trade Europe SL (Air Tractor Europe), me objekt “Për blerjen e avionëve të lehtë me krahë fiks shumërolësh”.

Proçedura u zhvillua si një proces konkurrues për qëllime ushtarake, në përputhje me legjislacionin shqiptar për prokurimet në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Në garë morën pjesë dy operatorë ekonomikë, ndërsa ofertën fituese e paraqiti operatori me çmimin më të ulët, në vlerën 11,888,075 euro pa TVSH, rreth 20% më pak se fondi limit.

Operatori tjetër u skualifikua për mospërmbushje të kritereve ligjore të kualifikimit dhe të kapacitetit ekonomik e teknik.

Foto e avionit zjarrfikes

Kontrata

Kontrata parashikon blerjen e tre avionëve, por përfshin edhe trajnimin e personelit shqiptar.

Konkretisht, sipas ministrisë, pjesë e kontratës është “trajnimi dhe familjarizimi paraprak i pilotëve dhe teknikëve shqiptarë me avionët e lehtë me krahë fiks shumërolësh në kushte reale të fikjes së zjarreve në territorin e Republikës së Shqipërisë”.

Ky proces ka nisur në fillim të gushtit 2026. Në kuadër të tij, dy avionë janë aktualisht të angazhuar në operacionet për shuarjen e zjarreve në vend.

Pra, ndërsa kryeministri Edi Rama e prezantoi më 5 gusht avionin e parë si “avioni ynë i parë zjarrfikës”, të dhënat e Ministrisë së Mbrojtjes tregojnë se në gusht janë dy avionë në Shqipëri, të angazhuar në shuarjen e zjarreve në kuadër të trajnimit dhe familjarizimit operacional të personelit shqiptar.

Shqipëria ka kontraktuar tre avionë, ndërsa dorëzimi i plotë i tyre, së bashku me trajnimet, sipas afatit zyrtar të kontratës, duhet të përfundojë jo më vonë se marsi 2027.

Përfundim

Historia e avionëve zjarrfikës është shoqëruar prej vitesh me premtime të përsëritura dhe afate të shtyra.

Në janar 2023, ministri i atëhershëm i Mbrojtjes, Niko Peleshi, deklaroi se Shqipëria do të blinte dy avionë shumërolësh për ndërhyrje në rastet e zjarreve dhe emergjencave.

Në tetor 2024, Faktoje verifikoi se blerja ende nuk ishte realizuar, ndërsa Ministria e Mbrojtjes parashikonte që avionët të viheshin në funksion në fund të vitit 2025 ose në fillim të vitit 2026.

Në mars 2025, gjatë fushatës elektorale, kryeministri Edi Rama premtoi se avionët do të ishin në dispozicion gjatë atij sezoni veror.

Por në korrik 2025, Ministria e Mbrojtjes konfirmoi për Faktoje se Forcat e Armatosura nuk dispononin asnjë avion zjarrfikës. Një muaj më pas, ministri Pirro Vëngu deklaroi se procedurat për blerjen e dy avionëve ishin realizuar.

Megjithatë, në janar 2026 ai pranoi se procesi vijonte ende dhe se operacionalizimi mund të shtyhej deri në vitin 2027, për shkak të prodhimit të avionëve dhe trajnimit të pilotëve.

Këtë gusht, premtimi mori për herë të parë një formë konkrete në terren. Një avion u shfaq në pamjet e publikuara nga kryeministri Edi Rama, ndërsa dy avionë u angazhuan në shuarjen e zjarreve në vend.

Megjithatë, përgjigjja e Ministrisë së Mbrojtjes për Faktoje sqaron se prania e tyre në Shqipëri është pjesë e procesit të trajnimit dhe familjarizimit të pilotëve dhe teknikëve shqiptarë, në kushte reale të ndërhyrjes ndaj zjarreve.

Ndërkohë, kontrata e nënshkruar më 17 qershor 2026 nuk parashikon më dy, por tre avionë, me vlerë 11.88 milionë euro pa TVSH. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, dorëzimi total i tre avionëve, përfshirë trajnimet, duhet të përfundojë jo më vonë se marsi 2027.

Pas vitesh premtimesh dhe afatesh të ndryshuara, këtë gusht Shqipëria ka nisur të përdorë dy avionë në terren, ndërsa përmbushja e plotë e kontratës për tre avionët është ende në pritje./Faktoje.al

Etiketa: avioneEdi Ramakontratëshuarjen e flakëvezjarr

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Mali i Tërbunit 5 ditë në flakë/ Sipërfaqe e madhe e djegur, mungon ndërhyrja nga ajri

10:30 : 10/09/2026
AKTUALITET

“Bllokim rruge dhe prishje të qetësisë publike”/ Arrestohet një protestues, procedohen 14 të tjerë

09:59 : 10/09/2026
AKTUALITET

Qytetarët nuk e ndalin revoltën, ulen në rrugë dhe bllokojnë kryqëzimin e “21 Dhjetorit”

22:58 : 09/09/2026
AKTUALITET

Dervishi paralajmëron: Tetori mund të jetë muaji i kulmit të protestës

22:19 : 09/09/2026
AKTUALITET

Arjan Konomi: Pas sherrit me Lindën dhe Edin, Top Channel më hoqi nga puna/ VIDEO

21:55 : 09/09/2026
AKTUALITET

SPAK me “Belindë” në dorë për të mbuluar Ron-Ramën në trafikun ndërkombëtar të armëve

20:13 : 09/09/2026
Para

Qytetarët nuk e ndalin revoltën, ulen në rrugë dhe bllokojnë kryqëzimin e “21 Dhjetorit”

TË GJITHA

Punonjësi humbi jetën nga rryma elektrike, Prokuroria procedon drejtuesit e Bashkisë Tropojë

11:18 : 10/09/2026

Rrogat e gjyqtarëve/ Pas festës së ngrohtë të Vajzës, Sokol Sadushi ndihet “i tradhëtuar” nga Edi Rama

11:17 : 10/09/2026

Kishin kultivuar 270 bimë kanabisi pranë banesës, arrestohet çifti i bashkëshortëve në Kolonjë

10:49 : 10/09/2026

Mali i Tërbunit 5 ditë në flakë/ Sipërfaqe e madhe e djegur, mungon ndërhyrja nga ajri

10:30 : 10/09/2026

“200 mijë € investim, por telefonatat jashtë funksionit”/ Klinika denoncon “One Albania”: Po na humb klientët

10:17 : 10/09/2026

Nga kontrolli i territorit te dominimi i karteleve të drogës, si po zgjerohet mafia shqiptare në Amerikën Latine

10:15 : 10/09/2026

Shpërthimi te karburanti “Eida”, dëshmitë e punonjësve zbardhin çastet para incidentit, 3 pista nën hetim

10:05 : 10/09/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com