VIDEO/ Cristiano Ronaldo shënon sërish, shifra e 1000 golave gjithnjë e më pranë

VIDEO/ Cristiano Ronaldo shënon sërish, shifra e 1000 golave gjithnjë e më pranë

08:41, 10/09/2026

Cristiano Ronaldo vazhdon të shkruajë historinë e futbollit. Në moshën 41-vjeçare, ylli portugez është gjithnjë e më pranë një objektivi historik: arritjes së 1000 golave në karrierë.

Ronaldo shënoi në fitoren 2-1 të Al Nassr ndaj Abha, në javën e gjashtë të kampionatit saudit, duke regjistruar golin e 979-të në karrierën e tij.

Kapiteni portugez zhbllokoi ndeshjen në minutën e 22-të. Pas një goditjeje nga këndi të ekzekutuar nga krahu i djathtë, Ronaldo u shfaq në zonë dhe me një goditje të saktë me kokë dërgoi topin në rrjetë.

Kështu, sulmuesit tashmë i duhen vetëm 21 gola për të prekur shifrën magjike të 1000 golave, një kuotë që nuk është arritur më parë në historinë e futbollit profesionist.

Al Nassr e siguroi fitoren me golin e dytë të Abdullah Al-Hamdan në pjesën e dytë, ndërsa Nabil Fekir shkurtoi diferencën për Abha, por pa mundur të ndryshojë fatin e takimit.

Me këtë sukses, skuadra e Ronaldos ngjitet në krye të kampionatit saudit, me 15 pikë, po aq sa Al Hilal dhe Al Qadisiya.

Në total, 979 golat e Ronaldos janë shënuar në 1334 ndeshje. Me fanellën e Al Nassr, portugezi ka realizuar 126 gola në 147 paraqitje.

Në garën individuale me Lionel Messin, Ronaldo vijon të ketë avantazhin. Argjentinasi numëron 927 gola zyrtarë në 1171 ndeshje, 52 më pak se rivali i tij i madh.


Al Nassr [1] - 0 Abha - Cristiano Ronaldo 22'
by
u/yoursofunnybruv in
soccer

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco