Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Asnjë lekë për tokat e tyre që shfrytëzohen nga “Bankers”, banorët e Marinzës dhe Belinës i "mësynë" brenda kompanisë: Kanë dy vite që na tallin (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Asnjë lekë për tokat e tyre që shfrytëzohen nga
Pamje nga protesta e banorëve të Marinzës dhe Belinës

Ashtu siç e kishin paralajmëruar para dy ditësh, banorët e Marinzës dhe Belinës kanë dalë sërish në protestë në dyert e vendburimeve të “Bankers”, ku kërkojnë me këmbëngulje pagesat për tokat e tyre të cilat kompania në fjalë po i shfrytëzon. Të irrituar që tokat e tyre shfrytëzohen nga kompania e naftës, banorët ashtu siç bënë dhe paraditen e 8 shtatorit, kanë shkuar sërish në vendburimin e “Bankers” ku ushtron aktivitetin e saj dhe kanë kërkuar pagesat. 

Referuar një videoje të publikuar nga Fieriweb, banorët të pakënaqur me veprimet e "Bankers" e cila i ka lënë ata pa lekë, shikohen duke shtyrë me forcë derën, ndërsa raportohet se ata kanë arritur të hynë në ambientet ku kompania në fjalë ushtron aktivitetin.

Ndërsa raportohet se nga ana e “Bankers” është sugjeruar përgjysmim i çmimit të tokave të tyre, por banorët kanë kundërshtuar dhe kërkojnë me këmbëngulje pagesë të plotë, pasi me koston e propozuar nga kompania e naftës rrezikon të ulet nga 4 milionë lekë për dynym në 2 milionë lekë.Për këtë arsye, ata kërkojnë prishjen e kontratave aktuale të qirasë dhe kundërshtojnë kushtet e reja.

“Do të bëjmë ca është e mundur se kemi dy vjet që po na tallin. Vjet pas një viti na dhanë lekët. Ndërsa sivjet nuk po bëhet asnjë veprim. Thotë jam me humbje. Naftë ka, ai thotë jam me humbje. Nuk po firmosim dot kontratat. Ai thotë që jam me humbje. Ti vetë erdhe në tokën time dhe tani thotë nuk më del hesapi. Unë me atë tokë ushqehem. Jam invalid“, shprehet për mediat një banor i pranishëm në protestë.

Si herët e tjera kur kanë zbarkuar në dyert e zyrave të “Bankers”, banorët e Marinzës dhe belinës kanë kërkuar që të paguhen për tokat e tyre të cilat prej muajsh po shfrytëzohen nga kompania e naftës, e cila ka shkelur kontratën e bërë në fillim duke mos u dhënë paratë banorëve.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese