Pagat e drejtësisë! Gjykata e Vlorës pezullon seancat, shërbimet për qytetarët të kufizuara

10 Shtator 2026 | 09:16

Prej dy ditësh, aktiviteti gjyqësor është pezulluar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për shkak të situatës së krijuar lidhur me pagat në sistemin e drejtësisë.

Gjatë kësaj periudhe nuk është zhvilluar asnjë seancë gjyqësore. Sipas vendimit të gjykatës, pezullimi do të vijojë deri në një vendim të dytë, ndërsa aktualisht nuk ka një afat të përcaktuar për rikthimin e aktivitetit normal.

Përjashtim bëjnë vetëm seancat për masat e arrestit, të cilat vijojnë të zhvillohen.

Ndërkohë, edhe shërbimi për qytetarët është i kufizuar dhe ofrohet vetëm për 15 minuta në ditë.

Ende nuk dihet se sa do të zgjasë kjo situatë dhe kur do të rikthehet shërbimi i plotë në Gjykatën e Vlorës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Hallet do shkojnë te tavolina e Ramës”, Kryeministri nga takimi me drejtuesit politik të PS për “Praninë Besnike”

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të enjte një video me raportimet e drejtuesve politikë të PS-së për takimet me qytetarët në kuadër të “Pranisë...
08:25 | 10/09/2026

100 kg kokainë nga Kolumbia, kapen në Greqi 6 persona mes tyre 4 shqiptarë

Një operacion i përbashkët i Policisë Greke dhe agjentëve të DEA-s amerikane ka çuar në sekuestrimin e rreth 100 kilogramëve kokainë në aeroportin e Athinës....
07:59 | 10/09/2026

Trump: Lufta me Iranin do të përfundojë menjëherë pas zgjedhjeve të mesit të mandatit në SHBA

Presidenti amerikan, Donald Trump parashikoi të mërkurën se lufta me Iranin do të përfundojë menjëherë pas zgjedhjeve të mesit të mandatit në SHBA në nëntor,...
07:36 | 10/09/2026