E hënë, 14 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Shpërthimi në karburantin “Eida” ende pa version të qartë, zbardhen dëshmitë e punëtorëve të lënduar

Ilustrim · Vizion Plus

Në lidhje me shpërthimin te karburant Eida hetuesit nuk kanë ende një version të qartë se çfarë shkaktoi shpërthimin e fuqishëm që shembi  godinën dhe la të plagosur tre punonjës.

Tre të lënduarit janë marrë në pyetje nga grupi hetimor. Në dëshmitë e tyre kanë deklaruar se në momentin e ngjarjes po furnizonin me gaz një automjet dhe se nuk kanë kuptuar se çfarë e shkaktoi shpërthimin.

Por hetimi është përqendruar edhe te një tjetër pistë. Sipas dëshmive të punonjësve, pranë godinës që u shemb ndodhej edhe një bombol gazi. Ajo po verifikohet nga ekspertët për të përcaktuar nëse ka pasur rrjedhje dhe nëse kjo mund të ketë shkaktuar shpërthimin.

Aktualisht po hetohet nëse shkak ka qenë automjeti që po furnizohej, një defekt në pompën e furnizimit me gaz apo një rrjedhje e mundshme nga bombola e gazit.

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh