‘Tenderat e Mbrojtjes, ‘miniera e radhës’, Peka: Rama po përgatit skemën e re të vjedhjes së milionave

09:55, 10/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

I ftuar në emisionin “Kafe Shqeto” në Syri TV, Avenir Peka, Drejtues Departamenti i Sigurisë në PD, akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka ngritur një model qeverisjeje ku tenderat dhe kontratat publike përdoren për të favorizuar biznesmenë pranë pushtetit.

Peka tha se ky model është aplikuar në sektorë të ndryshëm, duke përmendur tenderin e tunelit të Llogarasë si shembull të një procedure që u anulua pasi fitoi një kompani shqiptare dhe më pas u rihap me një vlerë më të lartë, duke iu dhënë një kompanie turke.

Ai u shpreh se përfshirja e kompanive të huaja është përdorur nga qeveria edhe për të kamufluar skemat e përfitimit.

Peka paralajmëroi se “fatura” më e madhe për qeverinë Rama pritet të jetë tashmë sektori i Mbrojtjes.

Ai tha se rritja e buxhetit drejt 5% të PBB-së do të shumëfishojë fondet për armatime dhe pajisje dhe akuzoi mazhorancën se rrezikon ta kthejë këtë sektor në një tjetër hapësirë për afera me tenderat publikë.

“Kush kontrollon tenderimet në Mbrojtje do të jetë pasaniku dhe biznesmeni më i fuqishëm në Shqipëri”, deklaroi Peka, duke e cilësuar buxhetin e ardhshëm të Mbrojtjes si “minierën e radhës” të milionave dhe duke kërkuar vëmendje mbi mënyrën se si qeveria do të menaxhojë fondet e reja.

Pjesë nga intervista:

Në këtë studio, unë e kam bërë një gjë të hapur, një muaj më përpara. I kam bërë thirrje ambasadës së Izraelit, vini re Roni Fetet sepse po ju ndyn si shtet. Jeni shtet serioz dhe mos leni bastard si puna e këtij të jenë përfaqësuesit e biznesit izraelit këtu. Fatkeqësisht nuk është vetëm ky, është edhe ai tjetri që po merret me shëndetësinë tani. Ajo çfarë kam vënë re është që, besoj që edhe shqiptarët e kanë vënë re, po Edi Rama ka një aftësi të jashtëzakonshme të mbledhë palaçot edhe pisllëqet më të mëdhaja që mund të ndodhin në botë, edhe në Shqipëri edhe jashtë.

Nëse shikon partnerët në politikë edhe në biznes të Edi Ramës në Shqipëri janë klithma të gjërat më të pista. Ke grupin parlamentar, ke deputetët, ke drejtorët.

Investitorë strategjikë. Po të shkosh jashtë, të dalësh jashtë, shohim McGonigal.

Shohim këtë Ronin, shohim këtë tjetrin që po futet. Shohim deri në paskën, shohim ca zyrtarë të komisionit evropian, shohim ca ambasadorë, ambasadorë të huaj. Fytyrat më të mëdhaja, i mbledh ky, i ngjit ky. Nuk e di, domethënë kam përshtypjen që ka një aftësi të jashtëzakonshme për të identifikuar veset njerëzore dhe për t'i mbledhur. E thënë kjo, modeli i biznesit ose, e di çfarë ka ndodhur? Shumë e thjeshtë. Në momentin kur kjo u pa që u bë blozë me investitorët strategjikë shqiptarë, ky filloi edhe udha, i orientoi njerëzit e tij që të tejkalonin kufijtë shqiptarë dhe të tërhiqnin emra të huaj në mënyrë që të kamufllohej me këtë me investitorë të huaj.

E kam parë dhe në raste të tjera dhe në përpjekje që kanë dështuar. Rasti i Roni Fetet është një nga... po nuk është i vetmi.

Nuk është i vetmi. Dolën këto përgjime për ta parë opinionin publik, çfarë bëhet në realitet, për ta prekur. Por gjërat që janë, që nuk kanë dalë në përgjime dhe gjërat që kanë ndodhur, nuk është asgjë ky lloj përgjimi. Nuk është asgjë ky lloj përgjimi. Nëse SPAK-u do ishte aq i sinqertë, të paktën në raport me opinionin shqiptar, përpara se të merrej me këtë përgjimin e Ben Ahmetajt, t'u sqaronte shqiptarëve se çfarë janë përgjimet e Gysi Gashit e të tjerë.

Dhe t'u thoshte shqiptarëve që ke përgjimet e Gysi Gashit të paktën 1, 2, 3, 4, 5, majtas, djathtas, poshtë, lart, drejt, shtrembër, të gjitha këto. Nuk e bëjnë. Në rastin e këtij, këtu në studio u tha që Ylli Hoxha ka shkruar që në janar. Pse do të priste SPAK-u përgjimin e Ben Ahmetajt, kur atë ia ka thënë Ylli Hoxha me të shkruar. Që të paktën fillonte edhe Ylli ishte deri te aferat që ndodhnin këtu, me Timakun edhe me Kajon.

imaku dhe Kajo, që ta shpjegoj, është modeli i biznesit që ka ngritur Edi Rama me të huajt. Edhe po ta them, ma jep një çikë si skemë. Kush është mekanizmi që të shmanget tenderimi.

Gara, transparenca dhe t'i marrin lekët për vete.

E kanë ngritur një skemë. Është model i skemës së tunelit të Llogarasë, siç e kemi qelibar, po është çik më i sofistikuar. Që qytetarët ta kuptojnë, tuneli i Llogarasë, u vlerësua rruga u vlerësua 140 milionë.

Me gjithë fitim, me TVSH edhe me lekët që do merrte Belinda. 10, 15, 20 përqindëshi, sa e ka ajo, ishin brenda 140 milionëshit. Dhe u shpall fituesi një kompani shqiptare.

Pasi u shpall fituesi kompania shqiptare që kishte me ligj e ka 20% fitimin... Me ligj e ka 20% fitimin, s'po flas se çfarë han rrugës. Ka dhe lekët e Belindës e të tjerë, e të tjerë. Pasi u shpall fituesi, del kryeministri dhe detyron Belindën ta anulojë tenderin. Bën një tender tjetër që e çon në 190 milionë dhe ia jep një firme turke.

Firma turke tani e fiton tenderin dhe vjen edhe e merr nënkontraktor për të kryer punët firmën shqiptare që e ka pas fituar herën e parë.

E gjithë kjo skema, është bërë që përveç atyre çfarë do fitoheshin e do vidheshin te 140-shja, të vidhen edhe 50 milionë e tepër ekstra. Në qoftë se i shikoni përgjimet ku Belinda i thotë Ramës për Ramën palloshi i gjatë. Pse i thotë palloshi i gjatë? Se 50 milionëshi nuk është i Belindës. Ky që shtohet. Belinda e ka ke 140 milionëshi. 50 milionëshi është i Ramës.

E ka dhe te supervizimi sepse është paracaktuar dhe ai supervizimi. Nuk po futem ke ato, se ato janë më të vogla. Po flas si llogjikë. Dalim tani tek Kajo. Ju e dini që për shkak të arsyeve gjeopolitike buxheti i mbrojtjes do të shkojë në 5% të GDP-së.

Sot që flasim në terma realë është më pak se 1.5%.

Ta çosh nga 1.4 diku, e tillë, duke futur edhe emergjencat civile, që i kanë futur për të mbuluar.

Po, diku ke, në terma realë është diku ke 1.2% e GDP-së buxheti i mbrojtjes. Do ta çosh në 5% të GDP-së. Ta çosh në 5% të GDP-së do të thotë ta shumëfishosh me 3.5 herë. Këtë buxhet mbrojtje që ka sot mbrojtja, që janë miliona qindra miliona, diku ke 600 milionë. Ta shumëfishosh me 3.5 edhe shkosh ke kriteret e standartit të NATO-s. Që ky buxhet të shkojë te 5%-shi, ti nuk do të marrësh nga 7,000-8,000 ushtarë që ke, ta çosh në 30,000. Ato para do të shkojnë në blerje armatimesh. Dakord? Dhe ajo çfarë do shohim në vitet që vijnë është buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes, tenderimet në Ministrinë e Mbrojtjes do të jenë një shumatore e asaj çfarë kemi parë në shëndetësi, në rrugë, në fusha të tjera të mbledhura bashkë. Që do të thotë, kush kontrollon tenderimet në mbrojtje do të jetë pasaniku dhe biznesmeni më i fuqishëm në Shqipëri

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco