Punonjësi ra në kontakt me rrymën elektrike, procedohen penalisht drejtorët e Bashkisë Tropojë
Prokuroria e Kukësit ka nisur procedim penal ndaj dy punonjësve të Bashkisë Tropojë, pas humbjes së jetës së punonjësit në shtyllën e ndriçimit dhe plagosjes së tre të tjerëve.
Me kërkesë të Prokurorisë janë ndaluar N.Gj., Drejtor i Shërbimeve Publike, Turizmit dhe Transportit në Bashkinë Tropojë, dhe G.H., teknik i mirëmbajtjes së rrugëve.
Dy shtetasit dyshohen për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. Hetimet lidhen me ngjarjen e 8 shtatorit në fshatin Bujan, ku punonjësit e bashkisë M.S., A.D., I.D. dhe A.A. po montonin një shtyllë të ndriçimit rrugor.
Gjatë punimeve, punonjësit kanë rënë në kontakt me përcjellësit elektrikë. Si pasojë, M.S. humbi jetën, ndërsa tre punonjësit e tjerë, A.D., I.D. dhe A.A., mbetën të dëmtuar.
Prokuroria vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
E ngarkuara me punë e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë takohet me Gazment Bardhin
Sadushi: Bllokimi i pagave, jo më çështje financiare, por çështje kushtetuese
Vdekja e Giorgos Mazonakis, shkencëtarët grekë paralajmërojnë për trajtimet “kundër plakjes”
- 11:06 E ngarkuara me punë e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë takohet me Gazment Bardhin
- 10:59 Deklaratat përmbyllëse, Prokuroria: Thaçi tentoi ta pengonte procesin gjyqësor duke ndikuar te dëshmitarët
- 10:58 Sadushi: Bllokimi i pagave, jo më çështje financiare, por çështje kushtetuese
- 10:51 Huthët marrin kontrollin e Muhas në Jemen, pse qyteti është me rëndësi strategjike
- 10:41 Trageti u përfshi nga flakët, pesë të vdekur dhe 87 të tjerë të zhdukur në Filipine
- 10:37 Netanyahu hyri në zonën e pushtuar siriane, Kuvajti dënon ndërhyrjen e kryeministrit izraelit