Presidenti Donald Trump është shprehur ditën e djeshme se do t’i dërgojë çdo të rrituri amerikan 5,000 dollarë, nëse republikanët mbajnë kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit në zgjedhjet e mesmandatit në nëntor.
Premtimi i bërë nga Trump do të kushtojë më shumë se 1 trilion dollarë dhe do të kërkojë miratimin e Kongresit, si dhe do të përkeqësojë më tej deficitin buxhetor vjetor prej gati 1.8 trilionë dollarësh të vendit dhe shqetësimet rreth inflacionit.
“Nëse fitojnë republikanët, fitoni me ne dhe merrni 5,000 dollarë”, tha Trump gjatë konventës së mesmandatit të republikanëve në Dallas. “Do të quhet Dividendi i Trumpit.”
Po ashtu, ai i krahasoi pagesat me shpërndarjen e një korporate për aksionerët, duke përmendur “forcën dhe suksesin tonë të jashtëzakonshëm ekonomik”.
Brenda një ore, zëvendëspresidenti JD Vance dukej se u përpoq ta tërhiqte propozimin e Trump, të paktën pjesërisht, duke sugjeruar se pagesat e dividentëve nuk do t’u shkonin të pasurve. Vance sugjeroi se ato mund të paguheshin nga të ardhurat prej tarifave të SHBA-së, megjithëse pagesa e sugjeruar e zbeh ndjeshëm atë që SHBA-ja ka marrë përmes masave proteksioniste.
