Ministri i Financave Petrit Malaj mësohet se është kallëzuar në SPAK, lidhur me çështjen e pagave të magjistratëve. Bashkë me të është kallëzuar edhe sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Financave, Gentian Këri si edhe drejtuesit e 16 degëve të Thesarit në rrethe.
Kallëzimi mësohet të jetë bërë nga shoqatat e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Sipas këtij kallëzimi shoqatat sugjerojnë se personat e kalëzuar dyshohen për kryerjen e veprave penale të “Shpërdorimit të detyrës”, “Pengimit për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës” dhe “Mosekzekutimit pa shkaqe të përligjura të vendimit të gjykatës”.
Sipas raportimeve më konkretisht kallëzuesit e Ministrisë së Financave, janë 20 nënpunës autorizues së gjykatave të vendit bashkë me kryetarët e Unionit të Gjyqtarëve, Shoqatës Kombëtare të Gjyqtarëve dhe Shoqatës së Prokurorëve. Kallëzimi është paraqitur ditën e djeshme. Dhe e kanë firmosur, ndër të tjerë, zv.kryetari Erjon Bani, Gerd Hoxha, Ilirjan Hysa, Fjorald Behari, Gezim Spahiu, Lirim Bulica, Entiljano Spahiu, Orald Hoxha, Enri Rista, Ardian Dvorani, Ervin Sulaj, Mirjan Mustafaj dhe Elis Dine.
Kujtojmë se gjatë muajit gusht të këtijj viti është krijuar një ngërç me pagat e magjistratëve dhe administratës së gjyqësorit.
Sipas asaj që përshkruhet në dokumentin e kalëzimit, Gjykata Kushtetuese kishte vendosur më 17 shkurt të këtij viti, shfuqizimin e ndryshimeve të vitit 2023 për ligjin për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke konstatuar se ato kishin sjellë një ulje “të fshehtë” të pagës së magjistratëve. Gjykata i kishte dhënë Kuvendit afat deri më 31 korrik 2026 për të miratuar ndryshimet ligjore të nevojshme, afat që Kuvendi nuk e respektoi.
Në këto kushte, KLGJ urdhëroi zbatimin e pagës referuese bazë sipas parametrave të VKM-së nr. 325/2023, me efekt nga 1 gushti 2026. Degët e thesarit në pothuaj gjithë vendin, më përjashtim të Kukësit dhe Dibrës refuzuan të zbatonin urdhërpagesat me formulën e re, bazuar në një mesazh elektronik të dërguar nga sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Financave. Ministri Malaj, në një shkresë të datës 2 shtator drejtuar të dy këshillave, e arsyetoi bllokimin me nevojën për verifikime mbi bazën ligjore të listëpagesave dhe premtoi pagesë të shpejtë pas miratimit të ndryshimeve nga Kuvendi.
Mirëpo kallëzuaesit e kanë kundërshtuar këtë arsyetim duke u shprehurr se as Ministria e Financave e as Thesari nuk kanë konpetencë ligjore të bllokojnë ekzekutimin e e një vendimi gjyqësor në mënyrë të njëanshme, edhe në rastet kur ka mospajtime administrative.
Kallëziimi kërkon një sërë veprimesh hetimore, ndër to administrimi i gjurmëve elektronike të veprimeve në sistemin e Thesarit, i dokumentacionit të lidhur me vendimet e Gjykatës Kushtetuese, të KLGJ-së dhe të KLP-së, i korrespondencës mes Ministrisë së Financave dhe degëve të Thesarit si edhe verifikimi i disponueshmërisë së fondeve buxhetore të pagave të gushtit 2026.

