Kontrabanduan nga Greqia mish dhe peshk, arrestohen dy persona në Pikën Kufitare Kakavijë
Policia e Gjirokastrës ka finalizuar operacionin e koduar “Ngarkesat”, në kuadër të masave kundër kontrabandës dhe shkeljes së standardeve të sigurisë ushqimore gjatë transportit.
Gjatë operacionit, specialistët në bashkëpunim me shërbimet e PKK Kakavije dhe specialistët e AKU Gjirokastër, arrestuan dy persona.
Në pranga ranë A.B., 54 vjeç, banues në Gjirokastër, dhe K.M., 46 vjeç, banues në Tiranë.
Gjatë kontrolleve me skaner, në vijën e dytë të kontrollit në hyrje të Shqipërisë, në dy autobusë të linjave “Athinë-Gjirokastër” dhe “Athinë-Shkodër”, që drejtoheshin nga të arrestuarit, u gjetën 31 pako me produkte shtazore, mish dhe peshk.
Sipas policisë, produktet po transportoheshin në kundërshtim me kriteret higjieno-sanitare dhe dyshohet se ishin kontrabanduar nga Greqia, pasi nuk dispononin dokumentacion tatimor.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Importimi, prodhimi, shitja dhe ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve”.
Pagat e magjistrateve, kallëzohet në SPAK ministri i financave Petrit Malaj
E ngarkuara me punë e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë takohet me Gazment Bardhin, momenti i mbërritjes
Sadushi: Bllokimi i pagave, jo më çështje financiare, por çështje kushtetuese
- 11:34 Pagat e magjistrateve, kallëzohet në SPAK ministri i financave Petrit Malaj
- 11:06 E ngarkuara me punë e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë takohet me Gazment Bardhin, momenti i mbërritjes
- 10:59 Deklaratat përmbyllëse, Prokuroria: Thaçi tentoi ta pengonte procesin gjyqësor duke ndikuar te dëshmitarët
- 10:58 Sadushi: Bllokimi i pagave, jo më çështje financiare, por çështje kushtetuese
- 10:58 Punonjësi ra në kontakt me rrymën elektrike, procedohen penalisht drejtorët e Bashkisë Tropojë
- 10:51 Huthët marrin kontrollin e Muhas në Jemen, pse qyteti është me rëndësi strategjike