• Kontakt
Thursday, September 10, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ngërçi me pagat/ Magjistratët kallëzojnë në SPAK, Petrit Malajn dhe drejtuesit e Thesarit në rrethe

11:41 : 10/09/2026
në AKTUALITET, KRONIKE

Lexo edhe:

“Hetim për audiopërgjimet e Arben Ahmetajt”/ Qytetarët protestë para SPAK

Rrogat e gjyqtarëve/ Pas festës së ngrohtë të Vajzës, Sokol Sadushi ndihet “i tradhëtuar” nga Edi Rama

Shoqatat e gjyqtarëve, kanë paraqitur një kallëzim penal në SPAK, ndaj ministrit të Financave, Petrit Malaj, sekretarit të përgjithshëm të kësaj ministrie, Gentian Këri, dhe përgjegjësve të 16 degëve të Thesarit në rrethe, pas ngërcit të krijuar me pagat e drejtësisë.

Sipas dokumentit, të kallëzuarve u kërkohet përgjegjësi penale për veprat “shpërdorim detyre”, “pengim për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës” dhe “mosekzekutim pa shkaqe të përligjura i vendimit të gjykatës”, parashikuar nga nenet 248, 320 dhe 320/a të Kodit Penal.

Kallëzimi lidhet me bllokimin e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve për muajin gusht 2026. Sipas rrethanave të përshkruara në dokument, Gjykata Kushtetuese kishte vendosur më 17 shkurt 2026, shfuqizimin e ndryshimeve të vitit 2023 në ligjin për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke konstatuar se ato kishin sjellë një ulje “të fshehtë” të pagës së magjistratëve. Gjykata i kishte dhënë Kuvendit afat deri më 31 korrik 2026 për të miratuar ndryshimet ligjore të nevojshme, afat që Kuvendi nuk e respektoi.

Në këto kushte, Këshilli i Lartë Gjyqësor, me vendimin nr. 435 të datës 26 gusht, dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë, me vendimin nr. 144 të datës 28 gusht, urdhëruan zbatimin e pagës referuese bazë sipas parametrave të VKM-së nr. 325/2023, me efekt nga 1 gushti 2026. Sipas kallëzimit, degët e Thesarit në pothuajse të gjithë vendin, me përjashtim të Kukësit dhe Dibrës, refuzuan të zbatonin urdhërpagesat me formulën e re, bazuar në një mesazh elektronik të përcjellë nga sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Financave.

Ministri Malaj, në një shkresë të datës 2 shtator drejtuar të dy këshillave, e arsyetoi bllokimin me nevojën për verifikime mbi bazën ligjore të listëpagesave dhe premtoi pagesë të shpejtë pas miratimit të ndryshimeve nga Kuvendi. Kallëzuesit e kundërshtojnë këtë arsyetim, duke argumentuar se as Ministria e Financave, as Thesari nuk kanë kompetencë ligjore të bllokojnë në mënyrë të njëanshme ekzekutimin e një vendimi gjyqësor, edhe kur ka mospajtime administrative, dhe se rruga e vetme ligjore për shtetin do të ishte padia në gjykatë.

Në kallëzim kërkohet kryerja e një sërë veprimesh hetimore, ndër to administrimi i dokumentacionit të lidhur me vendimet e Gjykatës Kushtetuese, të KLGJ-së dhe të KLP-së, i korrespondencës mes Ministrisë së Financave dhe degëve të Thesarit, i gjurmëve elektronike të veprimeve në sistemin e Thesarit, si dhe verifikimi nëse fondet buxhetore për pagat e gushtit 2026 kanë qenë të disponueshme.

Kallëzimin e kanë firmosur, ndër të tjerë, Erjon Bani, Gerd Hoxha, Ilirjan Hysa, Fjorald Behari, Gezim Spahiu, Lirim Bulica, Entiljano Spahiu, Orald Hoxha, Enri Rista, Ardian Dvorani, Ervin Sulaj, Mirjan Mustafaj dhe Elis Dine.

 

Etiketa: denoncimgjyqtareministria e financavespak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Hetim për audiopërgjimet e Arben Ahmetajt”/ Qytetarët protestë para SPAK

11:30 : 10/09/2026
AKTUALITET

Rrogat e gjyqtarëve/ Pas festës së ngrohtë të Vajzës, Sokol Sadushi ndihet “i tradhëtuar” nga Edi Rama

11:17 : 10/09/2026
AKTUALITET

“200 mijë € investim, por telefonatat jashtë funksionit”/ Klinika denoncon “One Albania”: Po na humb klientët

10:17 : 10/09/2026
AKTUALITET

SPAK me “Belindë” në dorë për të mbuluar Ron-Ramën në trafikun ndërkombëtar të armëve

20:13 : 09/09/2026
AKTUALITET

Ballukut i shtohen akuzat, Bardhi: Sa vila të tjera duhen zbuluar që t’i hiqet imuniteti?

18:53 : 09/09/2026
AKTUALITET

Sekuestrimi i pasurive në Palasë/ Lala: Dyshohet se zotërohen nga Balluku! Provat janë gjetur në disa celularë

17:43 : 09/09/2026
Para

Bllokohet “Rolls-Royce” në Lezhë, nis hetimi pasuror për pronarin

TË GJITHA

Bllokohet “Rolls-Royce” në Lezhë, nis hetimi pasuror për pronarin

11:47 : 10/09/2026

Ngërçi me pagat/ Magjistratët kallëzojnë në SPAK, Petrit Malajn dhe drejtuesit e Thesarit në rrethe

11:41 : 10/09/2026

Mish dhe peshk kontrabandë me autobusë nga Greqia, dy të arrestuar në Gjirokastër

11:30 : 10/09/2026

“Hetim për audiopërgjimet e Arben Ahmetajt”/ Qytetarët protestë para SPAK

11:30 : 10/09/2026

Punonjësi humbi jetën nga rryma elektrike, Prokuroria procedon drejtuesit e Bashkisë Tropojë

11:18 : 10/09/2026

Rrogat e gjyqtarëve/ Pas festës së ngrohtë të Vajzës, Sokol Sadushi ndihet “i tradhëtuar” nga Edi Rama

11:17 : 10/09/2026

Kishin kultivuar 270 bimë kanabisi pranë banesës, arrestohet çifti i bashkëshortëve në Kolonjë

10:49 : 10/09/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com