Macron dhe von der Leyen: Evropa të forcojë industrinë hapësinore

10 Shtator 2026 | 12:49

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, i kanë bërë thirrje Evropës të forcojë industrinë e saj hapësinore, gjatë ditës së dytë të samitit ndërkombëtar hapësinor që po zhvillohet në Paris.

Samiti, i bashkëorganizuar nga Franca dhe Gjermania, po zhvillohet në Grand Palais, ku liderët evropianë kanë vënë theksin te rritja e kapaciteteve dhe investimeve në sektorin hapësinor.

Duke folur në samit, Macron e cilësoi industrinë hapësinore evropiane si “të brishtë” dhe theksoi nevojën për forcimin e aftësive të saj. Ai bëri gjithashtu thirrje për një “qeverisje të përbashkët” të industrisë në nivel evropian.

Macron bëri të ditur se gjatë samitit pritet të nënshkruhen më shumë se 51 marrëveshje, të shoqëruara me investime që arrijnë në rreth 20 miliardë euro.

Nga ana tjetër, Ursula von der Leyen theksoi rëndësinë strategjike të hapësirës për Evropën, jo vetëm në drejtim të eksplorimit shkencor, por edhe për sigurinë dhe pavarësinë e saj.

Duke iu referuar luftës në Ukrainë, ajo tha se aftësia për të hyrë dhe vepruar në hapësirë po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme për sigurinë evropiane.

Sipas von der Leyen, komunikimet satelitore mundësojnë lidhjen mes ushtarëve, ndërsa imazhet satelitore ndihmojnë në identifikimin e lëvizjeve në terren qindra kilometra larg.

Samiti pritet të fokusohet në forcimin e bashkëpunimit evropian në sektorin hapësinor, rritjen e investimeve dhe zhvillimin e kapaciteteve që lidhen me teknologjinë, ekonominë dhe mbrojtjen.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Alarmi për klimën! Gushti 2026 regjistrohet si muaji më i nxehtë në histori, “El Niño” pritet të rrisë më tej tempe

Gushti 2026 ka qenë bashkërisht muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë në botë, duke barazuar rekordin e korrikut 2023, sipas shërbimit klimatik të Bashkimit...
10:26 | 10/09/2026

Prapaskena! Merz akuzon AfD-në për “spastrim etnik”, anulon telefonatën me Trump pasi uroi ekstremistët

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz , ka akuzuar partinë e ekstremit të djathtë Alternative für Deutschland (AfD) se kërkon “spastrim etnik” me fushatën e saj...
10:01 | 10/09/2026

Aksident i rëndë në Poloni, treni përplaset me betonieren, 1 i vdekur dhe 20 të plagosur

Një alarm u dha të mërkurën në mëngjes, më 9 shtator, në Poloni, pasi një tren u përplas me një betoniere dhe doli nga shinat....
21:21 | 09/09/2026