Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Gjyqtarët ia çuan ministrin e Financave në SPAK, Edi Rama i sfidon: Mungon emri im aty, ai është konsultuar me mua për pagat

Shkruar nga Newsbomb
Gjyqtarët ia çuan ministrin e Financave në SPAK, Edi Rama i
Edi Rama. Petrit Malaj

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në llogarinë e tij në rrjetin social “X” në lidhje me kallëzimin që iu bë Ministrit të Financave Petrit Malaj për shkak të bllokimit të pagave të magjistratëve.

Rama është shprehur me ironi se mungon emri i tij  dhe i ministrit të Drejtësisë pasi sipas tij Malaj ishte konsultuar me ta më parë.

"Kallzimi penal i gjykatësve për Ministrin e Financave pse nuk lejon që ata të hapin derën e thesarit për rritjen e pagave të tyre, ndërkohë që ministri pret me ligj e me zakon Kuvendin e Shqipërisë që të shprehet për vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ka vetëm një mangësi: Mungon emri im dhe ai i ministrit të drejtësisë, sepse Ministri i Financave është konsultuar paraprakisht me ne për qëndrimin e tij, për të cilin edhe skuadrat tona juridike kanë shprehur unanimisht qëndrimin se pushteti gjyqësor nuk mund të hapë derën e thesarit të shtetit.”, ka shkruar Rama mes rreshatash.

Duke theksuar se nuk dëshiron të zgjatet me këtë histori të cilën e konsideron “bajate”. Në përfundim kreu i qeverisë rishpreh edhe njëherë mendimin e tij në lidhje me pagat e magjistrtatëve duke shkruar: “Por për sa më takon asgjë nuk ndryshon, pagat do të rriten me vendim të Kuvendit të Shqipërisë dhe në respekt të plotë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.”

Reagimi i Plotë:

Kallzimi penal i gjykatësve për Ministrin e Financave pse nuk lejon që ata të hapin derën e thesarit për rritjen e pagave të tyre, ndërkohë që ministri pret me ligj e me zakon Kuvendin e Shqipërisë që të shprehet për vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ka vetëm një mangësi: Mungon emri im dhe ai i ministrit të drejtësisë, sepse Ministri i Financave është konsultuar paraprakisht me ne për qëndrimin e tij, për të cilin edhe skuadrat tona juridike kanë shprehur unanimisht qëndrimin se pushteti gjyqësor nuk mund të hapë derën e thesarit të shtetit. Vetëm parlamenti mund ta bëjë këtë. Kaq kisha dhe nuk dua të zgjatem me çfarë mendoj për tërë këtë historinë bajate të vetërritjes së rrogave, nga kategoria më e mirëpaguar e Republikës së Shqipërisë. Por për sa më takon asgjë nuk ndryshon, pagat do të rriten me vendim të Kuvendit të Shqipërisë dhe në respekt të plotë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Kujtojmë se Ministri i Financave Petrit Malaj mësohet se është kallëzuar në SPAK, lidhur me çështjen e pagave të magjistratëve. Bashkë me të është kallëzuar edhe sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Financave, Gentian Këri si edhe drejtuesit e 16 degëve të Thesarit në rrethe.

Kallëzimi mësohet të jetë bërë nga shoqatat e gjyqtarëve dhe prokurorëve.  Sipas këtij kallëzimi shoqatat sugjerojnë se personat e kalëzuar  dyshohen për kryerjen e veprave penale të “Shpërdorimit të detyrës”, “Pengimit për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës” dhe “Mosekzekutimit pa shkaqe të përligjura të vendimit të gjykatës”.

Sipas raportimeve më konkretisht kallëzuesit e Ministrisë së Financave, janë 20 nënpunës autorizues së gjykatave të vendit  bashkë me kryetarët e Unionit të Gjyqtarëve, Shoqatës Kombëtare të Gjyqtarëve dhe Shoqatës së Prokurorëve. Kallëzimi është paraqitur ditën e djeshme. Dhe e kanë firmosur, ndër të tjerë, zv.kryetari Erjon Bani, Gerd Hoxha, Ilirjan Hysa, Fjorald Behari, Gezim Spahiu, Lirim Bulica, Entiljano Spahiu, Orald Hoxha, Enri Rista, Ardian Dvorani, Ervin Sulaj, Mirjan Mustafaj dhe Elis Dine.

Kujtojmë se gjatë muajit gusht të këtijj viti është krijuar një ngërç me pagat e magjistratëve dhe administratës së gjyqësorit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese