Thiago Silva shpërthen ndaj Ancelottit
Thiago Silva ka kritikuar publikisht Carlo Ancelottin për mënyrën se si italiani po ndërton kombëtaren e Brazilit, duke vënë në pikëpyetje vendimin për të lënë jashtë lojtarë me përvojë që vazhdojnë të paraqiten mirë.
42-vjeçari, aktualisht pjesë e Fluminense dhe ish-kapiten i Brazilit, tha se nuk është e drejtë që lojtarët 31, 32 apo 33-vjeçarë të mos ftohen vetëm për shkak të moshës. “Nuk mund të mos thirrësh lojtarë që janë 31, 32 ose 33 vjeç dhe po kalojnë mirë”, deklaroi Silva.
Mbrojtësi kujtoi edhe faktin se ishte pranë pjesëmarrjes në një Kupë Bote në moshën 41-vjeçare, duke argumentuar se ndryshimet në përfaqësuese duhet të bëhen gradualisht.
“Unë isha afër të luaja në një Kupë Bote në moshën 41 vjeç… Nuk mund të largosh shumë lojtarë në të njëjtën kohë për të sjellë po aq shumë. Është shumë e vështirë të luash për Brazilin dhe gjërat duhet të bëhen hap pas hapi”, përfundoi ai.
Champions League! Barcelona dhe PSG me goleada, fitojnë Liverpool dhe Arsenal
Messi pranë blerjes së klubit të dytë në Spanjë
Spektakli i Championsit vazhdon, sot në mbrëmje përballje gjigantësh në Evropë
- 14:20 Rama prezanton “Programin e Strehimit”: Do marrin banesat e konfiskuara
- 14:18 Zyrtari rus i futbollit dhe ish-oficeri i inteligjencës merr shtetësinë serbe
- 14:16 The Telegraph: Veteranët e forcave speciale perëndimore mund të kenë trajnuar ushtarë rusë
- 14:15 SHBA-të bëjnë presion mbi aleatët e NATO-s për të “shkatërruar” Gjykatën Ndërkombëtare Penale
- 14:14 Berisha nderohet me Çelësin e Qytetit të Mesquite në Teksas
- 14:12 Në prag të vitit të ri shkollor, Bashkia e Tiranës masa të shtuara për shkollat