
Paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë në Shqipëri arriti në 92.150 lekë në tremujorin e dytë të vitit 2026, duke shënuar një rritje prej 9.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025.
Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti Kombëtar i Statistikave (INSTAT), aktivitetet ekonomike me pagë mesatare mbi nivelin kombëtar vijojnë të jenë “Aktivitetet financiare dhe të sigurimit”, me 187.267 lekë, si dhe “Informacioni dhe komunikacioni”, me 143.528 lekë.
Rritjen më të lartë të pagës mesatare gjatë periudhës e ka shënuar aktiviteti “Ndërtim”, me 22.1%, ndërsa rritja më e ulët është regjistruar në aktivitetin “Arte, argëtim dhe çlodhje, si dhe aktivitete të tjera shërbimi”, me 6.4%.
Sa i përket profesioneve, grupet me pagë mesatare më të lartë se mesatarja kombëtare janë “Menaxherë, ligjvënës, drejtorë ekzekutivë”, me 141.168 lekë, dhe “Specialistë me arsim të lartë (profesionistë)”, me 119.152 lekë.
Rritjen më të madhe të pagës mesatare sipas grupeve profesionale e kanë shënuar “Zejtarë, artizanë dhe profesione të lidhura me to”, me 16%, të ndjekura nga “Punëtorët (profesionet elementare)”, me 15.1%.
Të dhënat e INSTAT tregojnë gjithashtu se shpërndarja e të punësuarve sipas nivelit të pagës vijon të jetë e përqendruar në skajet e intervaleve të pagave.
Në tremujorin e dytë të vitit 2026, punonjësit me pagë minimale përbënin 25.8% të të punësuarve me pagë, ndërsa kategoria e pagave të larta, mbi 120.000 lekë, arriti në 17.1%, duke shënuar rritje të mëtejshme.
Krahasuar me tremujorin e parë të vitit, INSTAT vëren një rritje të numrit të të punësuarve me paga të mesme dhe të larta. Kategoria nga 60.001 deri në 120.000 lekë zuri përqindjen më të madhe të shpërndarjes së të punësuarve sipas nivelit të pagës.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
10 Shtator14:14
Mashtrimet me Call Center, SPAK ekzekuton 8 masa sigurie, 3 në kërkim! Paratë ktheheshin në kriptovaluta
SPAK, në bashkëpunim me autoritetet gjermane, ka vijuar hetimet për një skemë të dyshuar mashtrimi kompjuterik përmes shitj...
AKTUALITET
10 Shtator13:53
Balluku me vila luksoze në Palasë, zbardhen mesazhet me biznesmenin: Ka një “feeling” si jaht! Nëse s’të pëlqen e veshim me mermer blu
Dy email-e të dërguara nga biznesmeni Alban Eftimi në adresë të ish-zv.kryeministres Belinda Balluku janë bërë pjes&eu...
AKTUALITET
10 Shtator13:16
"Kërkojmë takim me Erion Veliajn në paraburgim", SPAK refuzon kërkesën e avokatëve të huaj
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka refuzuar kërkesën e avokatëve britanikë p&eum...
AKTUALITET
10 Shtator13:00
Dëshmitë e punonjësve zbardhin çastet para shpërthimit të karburant "Eida", tre pista nën hetim
Hetuesit e ngjarjes së ndodhur në stacionin e karburantit “EIDA” në zonën e Brrylit në Tiranë nuk kanë ende nj&...
AKTUALITET
10 Shtator12:44
“Pse puthe të dashurin tim”/ U dhunua nga 3 vajzat në Fier, 17-vjeçarja rrëfen ngjarjen: Më futën në lokal me vrap
17-vjeçarja e dhunuar pak muaj më parë, nga tre bashkëmoshatare në Fier, ka rrëfyer detaje mbi ngjarjen.
Në një int...
Piranjat News
AKTUALITET
10 Shtator12:08
Skandal në Durrës/ Dyqan frutash në hyrje të pallatit, bllokohet aksesi për ambulancat dhe zjarrfikëset në rast emergjence
Një tjetër rast që ngre pikëpyetje për ndërtimet dhe zënien e hapësirave të përbashkëta është...
AKTUALITET
10 Shtator12:05
“Po mbytemi nga mbeturinat”/ Prej më shumë se 10 ditësh lagjja Magaze në Fushë-Krujë nuk pastrohet
Një tjetër denoncim për situatën e mbetjeve urbane ka mbërritur në redaksinë e Piranjave News, këtë herë nga...
AKTUALITET
10 Shtator11:58
Kontrolle ndaj makinave luksoze në Lezhë/ Bllokohet një “Rolls-Royce”, nis hetimi pasuror për pronarin me banim në Britani
Strukturat e Policisë së Lezhës kanë nisur një aksion të përqendruar ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë n&eu...
AKTUALITET
10 Shtator11:54
Arrestohet një shtetas dhe procedohen 15 të tjerë për veprime të kundërligjshme gjatë tubimit
Një shtetas është arrestuar në flagrancë dhe 15 të tjerë janë proceduar penalisht pas veprimeve të kundërlig...
Nga Elton Qyno
AKTUALITET
10 Shtator11:50
Erion Isai hap biznes, fut në bord Altin Bashën dhe miken e deputetes së Ramës
Një shoqëri e re aksionere është hapur së fundi nga një institucion publik, siç është bashkia Kolonjë q&eu...