Për shëndetin, nuk ka rëndësi vetëm numri i hapave, por edhe ritmi

10 Shtator 2026 | 14:50

Prej dekadash ekspertët ndajnë mendime të ndryshme mbi numrin e hapave ditore që na ndikojnë në shëndet. Shumë janë të mendimit se 5000 hapa në ditë mjaftojnë e të tjerë thonë se duhen bërë 10 mijë hapa për të patur shëndet të mirë

Pavarësisht kësaj studimet e fundit kanë shtuar dhe një tjetër element që ka ndikim dhe bëhet fjalë për ritmin me të cilin ecim.

Studimi i publikuar në British Journal of Sports Medicine, pas analizës së të dhënave të më shumë se 64 mijë personave, të moshës 40 deri në 69 vjeç, bën me dije se personat që bënin nga 7 mijë e 500 deri në 10 mijë hapa në ditë kishin reduktimin më të madh të rrezikut të vdekjes së parakohshme, pavarësisht ritmit të ecjes.

Por ata panë se një ecje më e shpejtë, për të paktën 30 minuta çdo ditë, me rreth 90 hapa në minutë, u shoqërua gjithashtu me një rrezik më të ulët të vdekjes nga çdo shkak dhe nga sëmundjet kardiovaskulare.

Studiuesit thonë se për personat që bëjnë më pak se 5 mijë hapa në ditë, rritja e ritmit të ecjes mund të sjellë përfitime të konsiderueshme.

Ndërsa për ata që preferojnë një ritëm më të ngadaltë, zgjidhja mund të jetë e thjeshtë: të ecin më shumë gjatë ditës.

Pra, qoftë përmes më shumë hapave, apo një ritmi më të shpejtë, ecja mund të jetë një mënyrë e rëndësishme për të ulur rrezikun e vdekjes së parakohshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vidhnin makinat në Vlorë dhe Orikum, arrestohen dy persona

Policia e Vlorës ka arrestuar 2 persona të dyshuar si autorë të grabitjes së disa automjeteve në Vlorë dhe Orikum. Në pranga u vunë shtetasit...
14:49 | 10/09/2026

Në prag të vitit të ri shkollor, Bashkia e Tiranës masa të shtuara për shkollat

Në prag të nisjes së vitit të ri shkollor 2026–2027, Bashkia e Tiranës ka marrë një sërë masash për të garantuar fillimin e rregullt dhe...
14:12 | 10/09/2026

Dhunohet drejtori i Ujësjellësit të Elbasanit, Luan Tabaku

Drejtori i Ujësjellësit të Elbasanit, Luan Tabaku, është dhunuar paraditen e së dielës, rreth orës 10:45, në qendër të qytetit. Sipas informacioneve paraprake, Tabaku dyshohet...
14:09 | 10/09/2026