Shtetet e Bashkuara kanë tentuar të bindin aleatët e NATO-s që të mbështesin një fushatë për “çmontimin sistematik” të Gjykatës Penale Ndërkombëtare, duke u kërkuar vendeve anëtare të tërhiqen nga Statuti i Romës. Sipas Politico, kërkesa u bë gjatë një takimi me dyer të mbyllura të ambasadorëve të NATO-s në Bruksel, ku i dërguari amerikan Matthew Whitaker u tha aleatëve se Uashingtoni do të “shohë nga afër se kush qëndron me Amerikën”.
Në një dokument të shpërndarë delegacioneve, SHBA kërkoi gjithashtu që vendet të ndalojnë mbështetjen materiale për GJPN-në dhe të dënojnë publikisht atë që administrata Trump e konsideron tejkalim të kompetencave të gjykatës. Franca dhe Holanda kundërshtuan këtë qasje dhe rikonfirmuan mbështetjen e tyre për institucionin.
Fushata vjen në një moment të tensionuar për marrëdhëniet transatlantike, pas mosmarrëveshjeve për luftën në Iran dhe çështje të tjera strategjike. Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka argumentuar se GJPN-ja cenon sovranitetin amerikan, ndërsa vetë gjykata ka deklaruar se do të vijojë punën në mënyrë të pavarur dhe në përputhje me Statutin e Romës.
Sipas Politico, pothuajse të gjitha vendet e NATO-s janë pjesë e GJPN-së, me përjashtim të SHBA-së dhe Turqisë.
Lini një Përgjigje