
Sekuestrimi i një vile luksoze në Palasë ka sjellë prova të reja në hetimin e SPAK ndaj ish-zv.kryeministres Belinda Balluku, duke ngritur dyshime për korrupsion, fshehje pasurie dhe konflikt interesi.
E ftuar në emisionin “Minuta e Parë” në News24, gazetarja Klodiana Lala tha se vila, me vlerë blerjeje mbi 400 mijë euro dhe me mbi 250 mijë euro investime shtesë, lidhet me biznesmenin Arbër Abazi dhe kompaninë “Alko Impex”, e cila ka përfituar tendera publikë nga dikasteri i Infrastrukturës.
Sipas Lalës, në dosjen hetimore ndodhen e-mail-e mes Ballukut dhe arkitektit Alban Eftimi për projektimin luksoz të vilës, si dhe dokumente ku, gjatë porosive për pishinën, është shënuar “Arbër Abazi + Balluku”.
Gazetarja deklaroi se hetimi i SPAK ka zbuluar gjithashtu komunikime dhe të dhëna që, sipas saj, ngrenë dyshime për lidhje financiare e personale mes palëve. Balluku është tashmë e pandehur për çështje të lidhura me tenderat publikë, ndërsa ndaj Abazit, sipas saj, po hetohet për korruptim të zyrtarëve të lartë dhe pastrim parash.
“Në fund të korrikut u raportua për disa kontrolle të ushtruara me vendim të GJKKO-së ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku. Hetimi u shtri mbi disa vila në zonën e Palasës, ku SPAK kishte dyshime të forta, pas zbërthimit të telefonave dhe komunikimeve elektronike, se mund të fshiheshin pasuri të patundshme të saj.
Ballukut i është sekuestruar më herët një tjetër vilë luksoze e fshehur në Dhërmi, e cila dyshohet se është përfituar si ryshfet. Vila e dytë e sekuestruar lidhet me dyshimet se, në cilësinë e Ministres së Infrastrukturës, ajo ka ushqyer me tendera publikë kompaninë “Alko Impex” të biznesmenit Arbër Abazi. Ky i fundit ka marrë përsipër investimin për vilën që vlerësohet mbi 400 mijë euro, ndërsa punimet e luksit që i kalojnë 250 mijë eurot janë kryer po nga Abazi.
Dosja e SPAK përmban disa e-mail-e të shkëmbyera mes arkitektit Alban Eftimi dhe Belinda Ballukut, ku tregohet se studioja e tij po punonte për projektimin luksoz të vilave. Në komunikime përmendet se gjysma e vilës do të ngjante si jaht, duke u frymëzuar nga një hotel luksoz në Greqi, shoqëruar me një dokument prej 11 faqesh me specifikimet teknike.
Në një tjetër moment komprometues që e lidh Ballukun me Arbër Abazin, gjatë marrjes së materialeve për pishinën, arkitekti i “Alko Impex” që mbikëqyrte punimet kishte shënuar në fletët e porosisë me shkrim dore: “Pishina Arbër Abazi + Balluku”.
Biznesmeni Arbër Abazi bashkëjeton me një të afërme të Ballukut, çka vërteton konfliktin e pastër të interesit në dhënien e tenderave publikë për familjarët e saj. Sa i përket Igli Tarës, ai ka mbuluar një pjesë të investimit për shkak të lidhjeve miqësore me palët.
Për shkak të kësaj lidhjeje nepotike, kompania e Abazit nuk mund të konkurronte për tendera publikë sa kohë Balluku mbante postin e ministres. Përveç akuzave për abuzim me tenderat ku është zyrtarisht e pandehur, ndaj Ballukut janë ngritur akuza të reja për korrupsion dhe fshehje pasurie, ndërsa për Abazin po zhvillohen hetime për korruptim të zyrtarëve të lartë dhe pastrim parash. Me këto prova të reja, SPAK i ka të gjitha mundësitë ligjore t’i drejtohet Kuvendit me një kërkesë të re për arrestimin e Ballukut.
Kjo ndërmarrje korruptive miliona eurosh shtrihet më lart se zv.kryeministrja. Balluku nuk mund të ketë vepruar e vetme, pasi asnjë zyrtar i Partisë Socialiste nuk merr dot vendime të tilla me peshë financiare pa miratimin e kryeministrit Edi Rama. Në fashikujt e hetimit ekzistojnë mesazhe ku përmendet emri i kryeministrit, i cili udhëzon Ballukun për takime me biznesmenë të caktuar. Mbi këtë bazë, SPAK duhet minimalisht të marrë në pyetje Edi Ramën lidhur me rolin e tij në tenderin e tunelit të Llogarasë”, u shpreh ajo.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
10 Shtator14:50
Objektet e konfiskuara, rregulla të reja për përfundimin e ndërtimeve dhe rikthimin e tyre në komunitet
Kuvendi po shqyrton disa ndryshime dhe shtesa në ligjin “Për administrimin e objekteve të konfiskuara si ndërtime pa leje, me që...
AKTUALITET
10 Shtator14:39
Paga mesatare në Shqipëri arrin 92 mijë lekë, rritje 9.8% në një vit
Paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë në Shqipëri arriti në 92.150 lekë në tremujorin e dyt...
AKTUALITET
10 Shtator14:14
Mashtrimet me Call Center, SPAK ekzekuton 8 masa sigurie, 3 në kërkim! Paratë ktheheshin në kriptovaluta
SPAK, në bashkëpunim me autoritetet gjermane, ka vijuar hetimet për një skemë të dyshuar mashtrimi kompjuterik përmes shitj...
AKTUALITET
10 Shtator13:53
Balluku me vila luksoze në Palasë, zbardhen mesazhet me biznesmenin: Ka një “feeling” si jaht! Nëse s’të pëlqen e veshim me mermer blu
Dy email-e të dërguara nga biznesmeni Alban Eftimi në adresë të ish-zv.kryeministres Belinda Balluku janë bërë pjes&eu...
AKTUALITET
10 Shtator13:16
"Kërkojmë takim me Erion Veliajn në paraburgim", SPAK refuzon kërkesën e avokatëve të huaj
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka refuzuar kërkesën e avokatëve britanikë p&eum...
AKTUALITET
10 Shtator13:00
Dëshmitë e punonjësve zbardhin çastet para shpërthimit të karburant "Eida", tre pista nën hetim
Hetuesit e ngjarjes së ndodhur në stacionin e karburantit “EIDA” në zonën e Brrylit në Tiranë nuk kanë ende nj&...
AKTUALITET
10 Shtator12:44
“Pse puthe të dashurin tim”/ U dhunua nga 3 vajzat në Fier, 17-vjeçarja rrëfen ngjarjen: Më futën në lokal me vrap
17-vjeçarja e dhunuar pak muaj më parë, nga tre bashkëmoshatare në Fier, ka rrëfyer detaje mbi ngjarjen.
Në një int...
Piranjat News
AKTUALITET
10 Shtator12:08
Skandal në Durrës/ Dyqan frutash në hyrje të pallatit, bllokohet aksesi për ambulancat dhe zjarrfikëset në rast emergjence
Një tjetër rast që ngre pikëpyetje për ndërtimet dhe zënien e hapësirave të përbashkëta është...
AKTUALITET
10 Shtator12:05
“Po mbytemi nga mbeturinat”/ Prej më shumë se 10 ditësh lagjja Magaze në Fushë-Krujë nuk pastrohet
Një tjetër denoncim për situatën e mbetjeve urbane ka mbërritur në redaksinë e Piranjave News, këtë herë nga...
AKTUALITET
10 Shtator11:58
Kontrolle ndaj makinave luksoze në Lezhë/ Bllokohet një “Rolls-Royce”, nis hetimi pasuror për pronarin me banim në Britani
Strukturat e Policisë së Lezhës kanë nisur një aksion të përqendruar ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë n&eu...