Gjyqtarët me qëndrim të përbashkët: Pagat të zhbllokohen menjëherë, ose do reduktojmë gjyqet

10 Shtator 2026 | 15:15

Gjyqtarët e Republikës u mbledhën në një mbledhje të jashtëzakonshme te Poli i Drejtësisë, ku miratuan një qëndrim të përbashkët lidhur me bllokimin e pagave të magjistratëve.

Deklarata u lexua nga gjyqtarja Alda Sadiku, e cila theksoi se kërkesat e gjyqësorit nuk janë objekt negocimi, pasi, sipas tyre, burojnë nga Kushtetuta, ligji dhe një vendim përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese.

“Këto kërkesa nuk janë objekt negocimi, sepse nuk burojnë nga një interes i çastit dhe as nga një pretendim i pakonfirmuar. Ato burojnë nga Kushtetuta, ligji dhe një vendim përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në deklaratë.

Një nga pikat kryesore të deklaratës lidhet me masat që mund të ndërmerren nëse institucionet përgjegjëse nuk zbatojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe nuk bëjnë të mundur ekzekutimin e pagave.

“Në rast se nuk veprohet menjëherë nga institucionet përgjegjëse për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe ekzekutimin e pagave, masat e ndërmarra nga pushteti gjyqësor do të përshkallëzohen deri në reduktimin dhe kufizimin përkohësisht të veprimtarisë gjyqësore, vetëm në shqyrtimin e çështjeve me natyrë urgjente dhe që kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme gjyqësore”, thuhet në deklaratë.

Megjithatë, gjyqtarët theksojnë se do të vijojnë të ushtrojnë funksionin e tyre me përgjegjësi ndaj qytetarëve dhe në respekt të Kushtetutës dhe ligjit.

“Gjyqtarët e Republikës do të vazhdojnë të ushtrojnë funksionin e tyre me përgjegjësi ndaj qytetarëve dhe me respekt të plotë për Kushtetutën e ligjin”, thuhet në deklaratë.

Mbledhja e Përgjithshme u ka bërë thirrje Kuvendit, Këshillit të Ministrave, Ministrisë së Financave dhe presidentit që të ndërhyjnë menjëherë dhe të përmbushin detyrimet kushtetuese e ligjore.

Në deklaratë, gjyqtarët theksojnë se nuk kërkojnë epërsi ndaj pushteteve të tjera, por respektimin e ndarjes së pushteteve dhe zbatimin e vendimeve përfundimtare të drejtësisë kushtetuese.

“Gjyqësori nuk kërkon epërsi ndaj pushteteve të tjera dhe nuk pranon nënshtrim ndaj tyre. Kërkon vetëm atë që Kushtetuta urdhëron: që secili pushtet të ushtrojë kompetencat e veta, të respektojë kufijtë e tjetrit dhe t’u bindet vendimeve përfundimtare të drejtësisë kushtetuese”, thuhet në deklaratë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Për shëndetin, nuk ka rëndësi vetëm numri i hapave, por edhe ritmi

Prej dekadash ekspertët ndajnë mendime të ndryshme mbi numrin e hapave ditore që na ndikojnë në shëndet. Shumë janë të mendimit se 5000 hapa në...
14:50 | 10/09/2026

Vidhnin makinat në Vlorë dhe Orikum, arrestohen dy persona

Policia e Vlorës ka arrestuar 2 persona të dyshuar si autorë të grabitjes së disa automjeteve në Vlorë dhe Orikum. Në pranga u vunë shtetasit...
14:49 | 10/09/2026

Në prag të vitit të ri shkollor, Bashkia e Tiranës masa të shtuara për shkollat

Në prag të nisjes së vitit të ri shkollor 2026–2027, Bashkia e Tiranës ka marrë një sërë masash për të garantuar fillimin e rregullt dhe...
14:12 | 10/09/2026