Shpërthimi i bombulës së gazit disa ditë më parë në Lezhë, ndërron jetë 40-vjeçari

10 Shtator 2026 | 15:58

Një prej gjashtë personave të plagosur nga shpërthimi i një bombule gazi në fshatin Markatomaj të Lezhës, më 29 gusht, ka ndërruar jetë. Viktima është 40-vjeçari Saimir Kola, i cili prej 12 ditësh po merrte trajtim të specializuar në Itali. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të rënda të shkaktuara nga shpërthimi.

Mësohet se Kola kishte pësuar djegie në rreth 90% të sipërfaqes së trupit, duke e bërë kritike gjendjen e tij shëndetësore. Shpërthimi ndodhi më 29 gusht në banesën e familjes Kola në Markatomaj.

Si pasojë e shpërthimit u plagosën gjashtë anëtarë të familjes, ndërsa 40-vjeçari u transportua në Itali për mjekim të specializuar. Pas 12 ditësh nën kujdesin e mjekëve italianë, Saimir Kola ka ndërruar jetë, duke e çuar në një viktimë bilancin e ngjarjes së rëndë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjyqtarët me qëndrim të përbashkët: Pagat të zhbllokohen menjëherë, ose do reduktojmë gjyqet

Gjyqtarët e Republikës u mbledhën në një mbledhje të jashtëzakonshme te Poli i Drejtësisë, ku miratuan një qëndrim të përbashkët lidhur me bllokimin e pagave...
15:15 | 10/09/2026

Për shëndetin, nuk ka rëndësi vetëm numri i hapave, por edhe ritmi

Prej dekadash ekspertët ndajnë mendime të ndryshme mbi numrin e hapave ditore që na ndikojnë në shëndet. Shumë janë të mendimit se 5000 hapa në...
14:50 | 10/09/2026

Vidhnin makinat në Vlorë dhe Orikum, arrestohen dy persona

Policia e Vlorës ka arrestuar 2 persona të dyshuar si autorë të grabitjes së disa automjeteve në Vlorë dhe Orikum. Në pranga u vunë shtetasit...
14:49 | 10/09/2026