Lezhë/ I shpërtheu bombola e gazit në banesë, ndërron jetë në Itali Saimir Kola

Lezhë/ I shpërtheu bombola e gazit në banesë, ndërron jetë në Itali Saimir Kola

16:11, 10/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ka ndërruar jetë njeri prej gjashtë personave që mbetën të plagosur nga shpërthimi i një bombule gazi në fshatin Markatomaj të Lezhës, më 29 gusht.

Sipas burimeve, bëhet fjalë për 40-vjeçarin Saimir Kola, i cili prej 12 ditësh po kurohej në Itali, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të rënda të shkaktuara nga djegiet në pjesë të ndryshme të trupit.

Nga shpërthimi mbetën të plagosur edhe pesë anëtarë të tjerë të familjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco