FOTOT/ Sydney Sweeney “tërbon” fansat me reklamën e re, shfaqet nudo dhe mbulohet me topa

10 Shtator 2026, 16:35Lifestyle TEMA
FOTOT/ Sydney Sweeney “tërbon” fansat me reklamën e re,

Ylli i serialit “Euphoria” është bërë pjesë e fushatës së re publicitare të platformës sportive Novig, ku shfaqet pothuajse nudo, duke përdorur topa dhe pajisje të ndryshme sportive për të mbuluar trupin.

Në videon njëminutëshe, 28-vjeçarja shfaqet në skena të ndryshme, herë me topa futbolli, herë në një kosh basketbolli dhe më pas me pajisje të sporteve të tjera, ndërsa reklama promovon platformën që fokusohet vetëm te parashikimet sportive.

“E njeh sportin? Provoje”, dëgjohet të thotë aktorja në fillim të videos.

Sweeney nuk është vetëm protagonistja e kësaj fushate, pasi është bërë gjithashtu partnere strategjike dhe aksionere në Novig. Vetë aktorja ka deklaruar se ideja e reklamës ishte që mesazhi “vetëm sport” të përcillej me humor dhe një stil provokues.

Reklama është publikuar më 9 shtator dhe ka bërë menjëherë xhiron e rrjetit, duke rikthyer edhe një herë Sydney Sweeney në qendër të vëmendjes për fushatat e saj të guximshme publicitare.

Burimi: Entertainment Weekly 

Lini një Përgjigje