Vendi
Shpërthimi i bombulës së gazit në Lezhë, ndërron jetë pas disa ditësh 40-vjeçari

Ilustrim · Vizion Plus
40-vjeçari Saimir Kola, një prej gjashtë personave të plagosur nga shpërthimi i një bombule gazi në fshatin Markatomaj të Lezhës, më 29 gusht, ka ndërruar jetë.
Kola prej 12 ditësh po merrte trajtim të specializuar në Itali. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të rënda të shkaktuara nga shpërthimi.
Kola kishte pësuar djegie në rreth 90% të sipërfaqes së trupit, duke e bërë kritike gjendjen e tij shëndetësore.
/vizionplus.tv




