Merz shtyn telefonatën me Trump pas komenteve për fitoren e AFD-së
Kancelari gjerman Friedrich Merz ka shtyrë një telefonatë të planifikuar me Presidentin amerikan Donald Trump.
Sipas zëdhënësit të qeverisë gjermane, shtyrja është kërkuar nga pala gjermane dhe nuk lidhet me probleme në axhendë. Vendimi vjen pas komenteve të Trump për fitoren e AfD-së në Saksoni-Anhalt.
Presidenti amerikan e cilësoi rezultatin e AfD-së si një “mbrëmje vërtet të rëndësishme” dhe e lidhi rritjen e partisë me pakënaqësinë ndaj politikave të emigracionit. Në postimin në Truth Social, Trump përdori edhe shprehjen “MGGA”, “Make Germany Great Again”, të përshtatur nga slogani i tij “MAGA”.
Qeveria gjermane nuk konfirmoi nëse pikërisht këto deklarata çuan në shtyrjen e telefonatës. Berlini përsëriti qëndrimin e Merz se komentet dhe ndërhyrjet e huaja në politikën e brendshme gjermane nuk konsiderohen të përshtatshme.
Zyrtari i OKB-së dënon glorifikimin e Ratko Mlladiçit dhe mohimin e gjenocidit
Presidenti i Bundesbankut: I shqetësuar për rritjen e të djathtës ekstreme
Huthët pushtojnë qytetin portual të Detit të Kuq të Jemenit në përpjekje për të pushtuar Bab el-Mandeb
- 17:07 Von der Leyen paralajmëron masa për mbrojtjen e fëmijëve nga ndikimi i algoritmeve
- 17:02 Zyrtari i OKB-së dënon glorifikimin e Ratko Mlladiçit dhe mohimin e gjenocidit
- 17:00 Aksident i trefishtë në aksin Lushnje-Berat, në gjendje të rëndë dy drejtuesit e mjeteve. Detajet e para
- 16:57 Skandal me mbi 500 mijë euro, Samuel Eto’o përballet me akuza të rënda
- 16:50 Fluturime direkte mes Luksemburgut dhe Tiranës, ministri Hoxha: Tjetër kompani ajrore evropiane vjen në Shqipëri
- 16:47 Gogu: Vendimi i Kushtetueses për pagat e pushtetit gjyqësor të zbatohet, zgjidhja Kuvendi. Administrata jo pjesë