Takimet e Berishës në Amerikë/ Bardhi: Aleanca me SHBA, një nga vlerat më të mëdha strategjike të Shqipërisë

Takimet e Berishës në Amerikë/ Bardhi: Aleanca me SHBA, një nga vlerat më të mëdha strategjike të Shqipërisë

17:32, 10/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka komentuar takimet që kryetari i PD-së, Sali Berisha, po zhvillon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bardhi vlerëson marrëdhëniet shqiptaro-amerikane, duke i cilësuar ato si një nga vlerat më të rëndësishme strategjike për Shqipërinë.

Sipas Bardhit, gjatë pjesëmarrjes në Konventën e Partisë Republikane në SHBA, Sali Berisha ka zhvilluar takime me personalitete të administratës amerikane, Senatit dhe Partisë Republikane.

Bardhi shprehet se këto takime dëshmojnë rëndësinë e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara dhe, sipas tij, vullnetin për forcimin e mëtejshëm të partneritetit strategjik mes dy vendeve.

Reagimi i Gazment Bardhit:

Aleanca me Shtetet e Bashkuara është një nga vlerat më të mëdha strategjike të Shqipërisë.

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, në Konventën e Partisë Republikane në SHBA, zhvilloi takime me personalitete të rëndësishme të administratës, Senatit dhe Partisë Republikane amerikane, mes tyre: Z. Ed Martin, përfaqësues i Departamentit të Drejtësisë, i ngarkuar nga Presidenti Trump për luftën kundër përdorimit të drejtësisë si armë politike; Z. Ken Paxton, Prokuror i Përgjithshëm i Teksasit dhe kandidat për Senatin Amerikan; Z. Joe Gruters, Kryetar i Komitetit Kombëtar Republikan të SHBA-së; Senatorin z. James Lankford; Kongresmenin z. Kevin Hern, kandidat republikan për Senatin e Shteteve të Bashkuara në Oklahoma dhe Kongresmenin z. Pete Sessions.

Takime që dëshmojnë rëndësinë e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane dhe vullnetin për të forcuar më tej partneritetin strategjik mes dy vendeve.

Shqipëria dhe SHBA janë aleatë në NATO, partnerë strategjikë dhe miq të përhershëm. Një Shqipëri e fortë, e lidhur ngushtë me Shtetet e Bashkuara dhe botën perëndimore!  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco