Për shëndetin, nuk ka rëndësi vetëm numri i hapave, por edhe ritmi
Prej dekadash ekspertët ndajnë mendime të ndryshme mbi numrin e hapave ditore që na ndikojnë në shëndet. Shumë janë të mendimit se 5000 hapa në ditë mjaftojnë e të tjerë thonë se duhen bërë 10 mijë hapa për të pasur shëndet të mirë
pavarësisht kësaj studimet e fundit kanë shtuar dhe një tjetër element që ka ndikim dhe bëhet fjalë për ritmin me të cilin ecim.
Studimi i publikuar në British Journal of Sports Medicine, pas analizës së të dhënave të më shumë se 64 mijë personave, të moshës 40 deri në 69 vjeç, bën me dije se personat që bënin nga 7 mijë e 500 deri në 10 mijë hapa në ditë kishin reduktimin më të madh të rrezikut të vdekjes së parakohshme, pavarësisht ritmit të ecjes.
Por ata panë se një ecje më e shpejtë, për të paktën 30 minuta çdo ditë, me rreth 90 hapa në minutë, u shoqërua gjithashtu me një rrezik më të ulët të vdekjes nga çdo shkak dhe nga sëmundjet kardiovaskulare.
Studiuesit thonë se për personat që bëjnë më pak se 5 mijë hapa në ditë, rritja e ritmit të ecjes mund të sjellë përfitime të konsiderueshme.
Ndërsa për ata që preferojnë një ritëm më të ngadaltë, zgjidhja mund të jetë e thjeshtë: të ecin më shumë gjatë ditës.
Pra, qoftë përmes më shumë hapave, apo një ritmi më të shpejtë, ecja mund të jetë një mënyrë e rëndësishme për të ulur rrezikun e vdekjes së parakohshme.
PISA 2025, Rama: Shqipëria shënon rezultatet më të mira, e para në rajon
Ekspozimi ndaj tymit të duhanit shkakton çdo vit 1,66 mln vdekje në botë
1,500 të rinj zgjedhin Vodafone për të nisur karrierën e tyre! “Graduate Programme”, një sukses i investimit në talentin e ri në Shqipëri
- 18:04 Zjarret, ISHP: Tymi ka ndikim në shëndetin publik të grupeve në risk
- 18:02 Mbrojtja e Thaçit kërkon lirimin e tij: Vendimi duhet të bazohet në prova, jo në spekulime
- 17:56 Ishujt Kuril pjesë të Rusisë, Japonia kërkon ndryshim në hartën e re të botës të OKB-së
- 17:44 Federata Franceze e Futbollit tërheq mbështetjen për kandidaturën e Infantinos për rizgjedhje në FIFA
- 17:30 Administrata Trump propozon heqjen e periudhës 60-ditore për emigrantët me vizë H-1B pas humbjes së punës
- 17:19 Merz shtyn telefonatën me Trump pas komenteve për fitoren e AFD-së