Saxhide Disha rezulton e zhdukur prej tre ditësh në Rrogozhinë, ndërsa familjarët vijojnë kërkimet për gjetjen e saj.
Deri më tani nuk ka pasur rezultate konkrete për vendndodhjen e saj, ndaj familja ka bërë apel për ndihmë, duke kërkuar që kushdo që mund të ketë informacion të kontaktojë me ta.
Familjarët theksojnë se edhe një e dhënë e vogël mund të jetë e rëndësishme për lokalizimin e saj dhe kërkojnë që njoftimi të shpërndahet sa më shumë.
Çdo person që ka informacion për Saxhide Dishën ose ka dijeni se ku mund të ndodhet, mund të kontaktojë në numrin +355 68 200 3339.












