Pijet shumë të nxehta rrisin rrezikun e kancerit të ezofagut
Studiuesit e Universitetit të Oksfordit kanë evidentuar një lidhje mes konsumimit të pijeve shumë të nxehta dhe rritjes së rrezikut për kancer të ezofagut.
Ata kanë analizuan për 14 vite të dhënat e afro një milion burrave dhe grave të moshës së mesme në Mbretërinë e Bashkuar.
Sipas rezultateve, personat që konsumonin kafe ose çaj në temperatura prej 65 gradë Celsius ose më shumë, kishin pothuajse tre herë më shumë rrezik për të zhvilluar kancer skuamoz të ezofagut, krahasuar me ata që i konsumonin pijet të ngrohta.
Rreziku ishte edhe më i lartë tek personat që konsumonin gjashtë ose më shumë pije të nxehta në ditë.
Ekspertët theksojnë se shumica e njerëzve e konsumojnë çajin dhe kafenë në temperatura rreth 50 deri në 60 gradë Celsius dhe rekomandojnë të priten disa minuta përpara konsumimit.
Megjithatë, studiuesit theksojnë se kanceri i ezofagut mbetet një sëmundje relativisht e rrallë dhe se faktorët kryesorë të rrezikut vazhdojnë të jenë duhanpirja, konsumimi i alkoolit dhe obeziteti.
Zjarret, ISHP: Tymi ka ndikim në shëndetin publik të grupeve në risk
Aksident i trefishtë në aksin Lushnje-Berat, në gjendje të rëndë dy drejtuesit e mjeteve. Detajet e para
Fluturime direkte mes Luksemburgut dhe Tiranës, ministri Hoxha: Tjetër kompani ajrore evropiane vjen në Shqipëri
- 18:36 “South Park” bëhet “South America” për t’u tallur me Trump
- 18:20 Del në dritë një dosje sekrete mbi “Engjëllin e Vdekjes” nazist
- 18:12 Vdekja e këngëtarit të njohur grek Giorgos Mazonakis, arrestohen 2 mjekë
- 18:07 “Ditari i një fotografi të luftës”, ekspozita në Prishtinë para vendimit në Hagë
- 18:04 Zjarret, ISHP: Tymi ka ndikim në shëndetin publik të grupeve në risk
- 18:04 Për shëndetin, nuk ka rëndësi vetëm numri i hapave, por edhe ritmi