“Fustani i hakmarrjes” i Princeshës Diana del në ankand
Shtëpia e ankandeve njoftoi këtë të enjte se “fustani i famshëm i hakmarrjes” i veshur nga Princesha Diana pas rrëfimit publik të tradhëtisë nga Princi Charles do të dalë në ankand në Sotheby’s në New York më 9 dhjetor.
Çmimi i këtij fustani të zi me një dekolte të thellë, të nënshkruar nga Christina Stambolian, vlerësohet të jetë midis 150,000 dhe 300,000 dollarëve.
Një pjesë e të ardhurave do të shkojnë për Spitalin Mbretëror të Edinburgut, Skoci, i cili specializohet në shëndetin mendor.
Përpara këtij ankandi, fustani do të prezantohet në Londër midis 18 dhe 24 shtatorit, në Hong Kong (1-15 tetor), në Gjenevë (6-11 nëntor) dhe në Nju Jork (nga 2 dhjetori).
“Princesha e Popullit” e veshi këtë veshje, duke thyer kodet e familjes mbretërore britanike gjatë një gala bamirësie në qershor të vitit 1994, pasi burri i saj pranoi pabesinë e tij në televizion.
“Princesha Diana e shndërroi këtë fustan në një nga mesazhet më të fuqishme që ka dërguar ndonjëherë”, tha Morgan Halimi, drejtuese e modës në Sotheby’s.
Fustani ishte shitur tashmë në ankand për të ndihmuar bamirësitë kundër kancerit dhe AIDS-it në qershor të vitit 1997, pak para vdekjes së Dianës në një aksident me makinë në Paris më 31 gusht, në moshën 36 vjeç.
Sulm me thikë në Londër, 4 të plagosur dhe 7 të arrestuar
“South Park” bëhet “South America” për t’u tallur me Trump
Ishujt Kuril pjesë të Rusisë, Japonia kërkon ndryshim në hartën e re të botës të OKB-së
- 18:49 Sulm me thikë në Londër, 4 të plagosur dhe 7 të arrestuar
- 18:43 Pijet shumë të nxehta rrisin rrezikun e kancerit të ezofagut
- 18:36 “South Park” bëhet “South America” për t’u tallur me Trump
- 18:20 Del në dritë një dosje sekrete mbi “Engjëllin e Vdekjes” nazist
- 18:12 Vdekja e këngëtarit të njohur grek Giorgos Mazonakis, arrestohen 2 mjekë
- 18:07 “Ditari i një fotografi të luftës”, ekspozita në Prishtinë para vendimit në Hagë