• Kreu
REPORT.AL
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
REPORT.AL
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Tomorri: Yeffet nuk i druhet SPAK-ut, por ekspozimit ndërkombëtar

by Lajm Lajm
September 10, 2026
in Aktualitet, Kryesore
Tomorri: Yeffet nuk i druhet SPAK-ut, por ekspozimit ndërkombëtar
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Gazetari Klodian Tomorri ka komentuar përgjimet e publikuara nga Arben Ahmetaj ku Ron Yeffet bën pazare për trafik armësh nga Shqipëria, dhe lidhjet e tij me kryeministrin Edi Rama.

Tomorri u ndal te shqetësimi i Yeffet për publikimin dhe mediatizimin e aktivitetit të tij në Shqipëri, duke argumentuar se nga përgjimet duket se biznesmeni kërkonte që veprimet të kryheshin ‘sa më të qeta’, pa zhurmë publike.

Sipas gazetarit, kjo lidhet me faktin se persona të përfshirë në aktivitete të tilla biznesi, sipas tij, i druhen ekspozimit publik më shumë sesa institucioneve shtetërore.

Sipas tij, faktori kryesor që i dha Yeffet mundësi të krijonte aktivitet në Shqipëri ishte lidhja me kryeministrin Edi Rama. ‘Ron Yeffet erdhi në Shqipëri për shkak se u lidh me Kryeministrin e Shqipërisë, u lidh shumë ngushtë’, deklaroi gazetari.

‘Që po ta shikosh edhe te përgjimet, ai thotë që ne duhet ta bëjmë këtë sa më të qetë, pra i druhej publikimit apo zhurmës.

Dhe këta lloj biznesmenësh sigurisht që i druhen zhurmës sepse nuk bëjnë punë të mira, bëjnë punë që duhet të jenë të fshehura, të mos dalin në publik. Kjo është arsyeja tani pse nuk i trembej SPAK-ut.

Për t’ju përgjigjur kësaj pyetje mjafton që të shohim se si erdhi Ron Yeffet në Shqipëri. Pra Ron Yeffet nuk erdhi në Shqipëri sepse ishte një biznesmen që kishte knoë-hoë në prodhim armësh, që kishte kapital, që kishte fabrika, që kishte lidhje në industrinë ushtarake…

Pra Ron Yeffet nuk ishte Lockheed Martin, nuk ishte Elbit, apo kompanitë e tjera të mëdha. Ron Yeffet erdhi në Shqipëri për shkak se u lidh me Kryeministrin e Shqipërisë, u lidh shumë ngushtë.

Dhe këtë ne tashmë e kemi të dëshmuar nëpër gjykatat amerikane sepse për zotin Yeffet në Gjykatën e Miami-t ka një padi nga një biznesmen i dalë në pension tashmë në Shtetet e Bashkuara, të cilit zoti Yeffet sipas padisë i ka marrë 8.6 milionë dollarë dhe nuk ja ka kthyer.

Dhe zotëria në fjalë thotë që ky më mashtroi dhe për të më sugjestionuar që të më merrte paratë, më hipi në avionin e tij, më çoi në Francë ku më takoi me Kryeministrin e Shqipërisë dhe me Ambasadorin e Shqipërisë të asaj kohe në Francë.

Pra, ky ishte kapitali i vetëm që kishte Ron Yeffet që më pas i mundësoi marrjen e monopoleve në furnizimin me mjete të ushtrisë dhe të gjithë strukturave të sigurisë, policisë, emergjencave civile e tjerë e tjerë, dhe e futi në biznesin e armatimit.

Duke patur një lidhje kaq të ngushtë me Kryeministrin, me njeriun më të fuqishëm të vendit, sigurisht që ai nuk i druhej shtetit, nuk i druhej as SPAK-ut, por i druhej mediatizimit të çështjes së tij.

Sepse mediatizimi i çështjes e ekspozonte në arenën ndërkombëtare. Pra frika e Yeffetit nuk ishte Shqipëria, që do i gjendej gjë nga autoritetet apo institucionet e Shqipërisë.

Frika e tij dhe shqetësimi i tij është që të mos ekspozohet ndërkombëtarisht, të jetë nën syrin e shërbimeve të huaja, apo nën lupën e vendeve partnere, aleatëve tanë strategjikë që edhe kjo konfirmohet qartë që ishte një shqetësim për atë, kur thotë që ta bëjmë një kompani trust atje që t’i mbyllim gojën Ambasadës Amerikane e këtu e me radhë.

Dhe nga informacionet që kemi ne sigurisht që prania e këtij apo futja e këtij në këto kontrata dhe në këtë biznes, i cili duhet thënë që është një biznes shumë i ndjeshëm, që monitorohet rreptësisht…

Sigurisht, shto dhe anëtarësimin në NATO. Pra ky fakt ka shkaktuar shqetësime te partnerët strategjikë dhe kjo dihet nën rrogoz. Por, me sa duket, për sa kohë kishte lidhjen e vet të ngushtë e të afërt me Kryeministrin e Shqipërisë, ata vazhdonin dhe nuk pyesnin për shqetësimet që ishin duke krijuar.’, tha gazetari Klodian Tomorri në SYRI TV.

Tags: Edi RamaRon Yafetspak
Previous Post

Ambasadori gjerman: Reforma në drejtësi faktor kyç në avancimin Shqipëri – BE

Lajm Lajm

Lajm Lajm

TË FUNDIT

Tomorri: Yeffet nuk i druhet SPAK-ut, por ekspozimit ndërkombëtar

Tomorri: Yeffet nuk i druhet SPAK-ut, por ekspozimit ndërkombëtar

September 10, 2026
Ambasadori gjerman: Reforma në drejtësi faktor kyç në avancimin Shqipëri – BE

Ambasadori gjerman: Reforma në drejtësi faktor kyç në avancimin Shqipëri – BE

September 10, 2026
Zjarret/ ISHP: Tymi ka ndikim në shëndetin publik të grupeve në risk

Zjarret/ ISHP: Tymi ka ndikim në shëndetin publik të grupeve në risk

September 10, 2026
Konsumoi helm miu, një person dërgohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

Konsumoi helm miu, një person dërgohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

September 10, 2026
Aksident i rëndë në Berat-Lushnje/ Përplasen tre automjete, dy persona në gjendje kritike

Aksident i rëndë në Berat-Lushnje/ Përplasen tre automjete, dy persona në gjendje kritike

September 10, 2026
92 familje pa ujë në Fushë-Buall/ Banorët akuzojnë hidrocentralin: Na devijuan burimet

92 familje pa ujë në Fushë-Buall/ Banorët akuzojnë hidrocentralin: Na devijuan burimet

September 10, 2026
“Hallet e Belindës janë vilat luksoze”/ Këlliçi thirrje SPAK: Sa prova duhen për të kërkuar heqjen e imunitetit?

“Hallet e Belindës janë vilat luksoze”/ Këlliçi thirrje SPAK: Sa prova duhen për të kërkuar heqjen e imunitetit?

September 10, 2026
Kredi me kosto të kripur/ SHIFRAT: Kredo.al aplikon interesa dy herë më të larta

Kredi me kosto të kripur/ SHIFRAT: Kredo.al aplikon interesa dy herë më të larta

September 10, 2026
Shpërthimi i bombolës së gazit në Lezhë, ndërron jetë një prej 6 të plagosurve

Shpërthimi i bombolës së gazit në Lezhë, ndërron jetë një prej 6 të plagosurve

September 10, 2026
Puseta e bllokuar, ujërat e zeza “pushtojnë” rrugën e Dajtit, UKT vendos vetëm kapakun

Puseta e bllokuar, ujërat e zeza “pushtojnë” rrugën e Dajtit, UKT vendos vetëm kapakun

September 10, 2026

REPORT.AL

Portali report.al është një media online e pavarur që sjell lajme, analiza dhe informacione të sakta në kohë reale. Me fokus tek transparenca dhe vërtetësia, portali synon t’u ofrojë lexuesve shqiptarë një burim të besueshëm lajmesh nga politika, ekonomia, shoqëria dhe ngjarjet ndërkombëtare.

RUBRIKAT

  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

MË TË KLIKUARAT

  • EMRAT/ Goditet rrjeti i drogës në Sarandë, 20 të arrestuar. Sekuestrohen kokainë, kanabis dhe armë

    EMRAT/ Goditet rrjeti i drogës në Sarandë, 20 të arrestuar. Sekuestrohen kokainë, kanabis dhe armë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Identifikohet shqiptari i vrarë në Itali/ E lidhën dhe e ekzekutuan në makinë, automjetin më pas e hodhën në lumë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Zjarr masiv në Fier/ Flakët përpijnë me shpejtësi pyllin e Çërrilës

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

© 2025 REPORT.AL

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport

© 2025 REPORT.AL