Qytetarët janë mbledhur këtë të enjte në Sheshin “Skënderbej”, në ditën e 103-të të protestës kundër qeverisë. Protestuesit kanë nisur grumbullimin me flamuj, pankarta dhe thirrje kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë.
Tubimi vijon pas protestës së një dite më parë, e cila u shoqërua me një ndryshim të mënyrës së organizimit të aksionit. Protestuesit marshuan në disa prej kryqëzimeve kryesore të kryeqytetit, duke bllokuar përkohësisht qarkullimin.
Ndërkohë, edhe sot pritet që protesta të vijojë me marshim në rrugët e Tiranës. Mes thirrjeve të protestuesve janë “Rama jep dorëheqjen”, ndërsa një ditë më parë u dëgjuan edhe “Arrestoni Ramën, arrestoni Ballukun” dhe “Shqipëria kërkon revolucion”.
Para nisjes së marshimit, aktivistë dhe përfaqësues të shoqërisë civile kanë përcjellë mesazhet e tyre nga podiumi, duke kërkuar vijimin e aksionit qytetar kundër qeverisë.
Ambientalisti Sazan Guri u ka bërë thirrje protestuesve që të lënë mënjanë ndasitë.
“Kauza është më e rëndësishmja, ajo na mbledh, na organizon dhe na bën të harrojmë zënkat”, deklaroi ai. Mjeku Ermal Pashaj kritikoi qeverinë dhe kërkoi që qytetarët të vijojnë reagimin.
“Duhet të japim zgjidhje. Është futur dhe përçarje mes nesh. Nuk duhet të ndodhë. Duhet të reagojmë ndaj lakut në fyt që po na vë qeveria”, u shpreh Pashaj.
Protesta e sotme shënon ditën e 103-të të aksionit, ndërsa organizatorët kanë paralajmëruar vijimin e protestave dhe përshkallëzimin e aksionit qytetar.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
10 Shtator18:52
‘Audiopërgjimi i Ahmetajt, mesazh për kryeministrin’. Koka: Edhe për SPAK-un që të vihet në lëvizje
Për gazetarin Bledian Koka, denoncimet e ish zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, në ‘Çim Peka Live’ për skandalin n...
POLITIKE
10 Shtator18:50
Gazetari Klodian Tomorri: Yeffet nuk i druhet SPAK-ut, por ekspozimit ndërkombëtar
Gazetari Klodian Tomorri ka komentuar përgjimet e publikuara nga Arben Ahmetaj ku Ron Yeffet bën pazare për trafik armësh nga Shqipëria...
POLITIKE
10 Shtator18:21
Ambasadori gjerman shuplakë Ramës: Lufta ndaj korrupsionit në nivele të larta parakusht i panegociueshëm për në BE
Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Karl Bergner i kujton kryeministrit Rama se në rrugën për integrimin në B...
POLITIKE
10 Shtator17:47
Përfundoi në komisariat pas protestës te Kuvendi/ Lapaj tregon prapaskenat e shoqërimit: Më rrethuan 20 civilë, na tërhoqën zvarrë
Kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka treguar detaje nga shoqërimi i tij në polici gjatë protestës...
POLITIKE
10 Shtator17:17
Këlliçi: Me zbulimet që ka bërë SPAK dhe me akuzat e reja, Balluku duhej të ishte dorëzuar pa imunitet atje ku e ka vendin
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi thotë se hallet e Belinda Ballukut janë si të mobilojë vilat e saj luksoze m...
POLITIKE
10 Shtator16:50
Telefonat e Abazit dhe Efthimiut zbuluan vilën ‘Jaht’ të Ballukut. Shefja jepte këshilla e miratonte plane punimesh
Detaje të reja kanë dalë nga hetimi i SPAK, lidhur me zbulimin e vilës së dytë të ish-zv/kryeministres së vendit Belinda...
POLITIKE
10 Shtator16:38
Berisha: Në ‘Lozhën e Lirisë’ duke ndjekur fjalën e presidentit Trump në Konventën e Partisë Republikane
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha këtë të enjte ka ndarë pamje në rrjetin e tij social “Facebook” nga Konventa ...
POLITIKE
10 Shtator16:29
SPAK sqaron mostakimin e avokatëve të huaj me Veliajn: Miratimi ishte dhënë, pengesa ishte organizative
Prokuroria e Posaçme ka reaguar lidhur me refuzimin e kërkesës së avokatëve të huaj të Erion Veliajt për të zhvil...
POLITIKE
10 Shtator15:45
Ngërçi me pagat e gjyqtarëve, Lapaj: Moszbatimi i vendimit të Kushtetueses, shpërdorim detyre
Kreu i Lëvizjes Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, ka reaguar për bllokimin e pagave të gjyqtarëve, duke e cilësuar situatë...
POLITIKE
10 Shtator15:22
Tabaku me përfaqësuesit e World Economic Forum: Shqipëria është toka e mundësive nëse sistemi socialist rrëzohet!
Deputetja e Partisë Demokratike dhe kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik, Jorida Tabaku, zhvilloi n&e...